Video/ Rama: Pas reformës në drejtësi, gati për t’iu bashkuar BE

May 13, 2016 11:37

Video/ Rama: Pas reformës në drejtësi, gati për t’iu bashkuar BE

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, kriza e emigrantëve dhe frankofonia, ishin disa prej çështjeve për të cilat foli kryeministri Edi Rama në një intervistë për Tv5Monde.

“Shpresojmë që me reformën në drejtësi në këtë moment në Parlament, do të mund të prezantojmë kandidaturën tonë serioze për anëtarësim, në fund të këtij viti”, deklaroi Rama për Tv5Monde. Pas 10 vitesh reforma, kryeministri e konsideron Shqipërinë gati për t’u bërë pjesë e BE.

“Mendoj se kemi nevojë për një Europë më të fortë, që të jetë një bashkim shtetesh dhe njerëzish. Një Europë më të fortë politikisht, në çështjet e sigurisë, inteligjencës, në shërbime dhe gjithashtu edhe ekonomikisht”, ka deklaruar Rama.

“Është i nevojshëm integrimin i vendeve të Ballkanit për më shumë siguri, për një mbrojtje të përbashkët”, thekson ndër të tjera shefi i qeverisë.

Sa i përket shqetësimit të krizës së emigrantëve në Europë, Edi Rama e konsideron Shqipërinë si, “jo të prekur drejtpërdrejt, por më shumë moralisht e psikologjikisht.

“BE nuk ka dhënë një përgjigje europiane për këtë krizë”, ka thënë Rama për Tv5Monde. Sa i përket frankofonisë, sipas kryeministrit ajo qëndron në zemër të këtij vendi dhe që prej 1991 e ka vendosur gjuhën frënge si gjuhë të dytë të detyrueshme.

“Frankofonia është një ndër burimet e mrekullueshme të kulturës dhe civilizimit tonë. Është një instrument i pazëvendësueshëm për të patur akses ndaj botës”, nënvizon kryeministri shqiptar.

 

May 13, 2016 11:37
Komento

4 Komente

  1. Darius May 13, 12:05

    hahahahahaha e forte kjo si barsalete,si gjithmone hahahahaha

    Reply to this comment
  2. intelektuali May 13, 12:41

    ME KRYETAR XHELILIN E RILINDJES SOCIALISTE QE E KISHTE HALLATIN SA BLENDI FEVZIU SHTATIN DO TE SHKOSH NE BE O EDI RAMA?

    Mire thote Blushi i shuteriqeve qe Edi Rama eshte Kryeministri me budalla dhe me i paafte qe ka psur ndonjehere Shqypnia

    sepse:

    KY GJATOSHI PERVEC QE E MBUSHI PARLAMENTIN ME KRIMINELA NUK PO BEN DOT ZAP DON JUANET E TIJ ALLA YLLI PANGO QE KANE NXJERRE PENISAT SHESHIT DHE PO BEJNE NAMIN ME GOCAT E REJA.

    Reply to this comment
  3. Edi Idem May 13, 12:58

    Juve nuk e doni Europen spse ju pelqen ta shpikni ate nga e para.
    Administrata shqiptare eshte pengesa e pare, beni nje reforme si ajo e Zhulalit ne ushtri, kush eshte me i vjeter se 50 vjeç ne pension. Vetem te rinjte mund ta shpetojne administraten anadollake shqiptare.
    Biznesmenet e medhenj jane pengesa e dyta, ata jane lavatriçet e parave te pista te politikaneve!

    Reply to this comment
  4. RROBAT E MBRETIT - HANS CHRISTIAN ANDERSEN May 13, 13:30

    Çfarë po ndodh kështu ???
    – Dje na doli Bosi i Drogës në Ballkan – Rilindas ky nga Jugu.
    – Sot na doli Famozi i Seksit në Ballkan – Rilindas ky nga Veriu.
    – Mos u qoftë thënë të na mbetet Nudo – Krye/Rilindasi në Krye/Qytet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*