VIDEO: Rama sjell historinë e Renatës, të nxjerrë nga ndihma ekonomike

April 2, 2018 08:55

VIDEO: Rama sjell historinë e Renatës, të nxjerrë nga ndihma ekonomike

 

Kryeministri Edi Rama edhe këtë të hënë e ka nisur ditën me një grua të nxjerrë nga skema e ndihmës ekonomike, të cilës i është gjetur punë nga zyra e punës.

Mirëmëngjes dhe me shembullin e Renatës që në vend të ndihmës ekonomike sot ka fituar punën dhe një perspektivë të re për veten dhe familjen e saj, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook, ku publikon dhe videon.

Renata Lushnja tregon se me ndihmën ekonomike merrte 75 mijë lekë të vjetra, ndërsa në familje janë gjashtë persona dhe nuk e përballonin dot jetesën.

Më tej shton se aplikoi në zyrën e punës, ku aty e morën dhe i gjetën punë.

“Me rrogën që marr jam shumë e kënaqur”, shprehet Renata në rrëfimin e saj.

l.h/ dita

April 2, 2018 08:55
Komento

1 Koment

  1. info analitike April 2, 11:08

    Sa Renata te tjera i ke pa cati mbi koke o kriepsikopat. Leri keto reklama bajate se po e con shtetin drejt falimentimit total. Ta kane thene edhe FMN e organizmat e tjere nderkombetare qe PPP te jane kriminale e nuk ndertojne por shkaterrojne shtetin. Nuk mund te taksosh te varfrit e te lesh pa taksuar oligarket miq prej te cileve merr perqindjet qindra dhjetera miliona euroshe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*