Video/ Raundi i dytë i përleshjes së deputetëve

September 27, 2016 20:56

Video/ Raundi i dytë i përleshjes së deputetëve

Është përsëritur ngjarja sa qesharake aq edhe e rëndë në televizionet gjeorgjiane.

Sërish dy deputetët kundërshtarë të forcave politike, janë përfshirë në një përleshje fizike gjatë një debati televiziv. Përleshja ka nisur pasi njëri nga deputetët ka lagur me ujë kundërshtarin dhe është nisur drejt tij për ta goditur. Moderatorja ka tentuar disa herë t’i ndajë por sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e karrigeve të studios televizive.

Gjeorgjia është në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe si rrjedhim, debatet televizive janë të ashpra, por dy herët e fundit kane qenë edhe të dhunshme.
Sjellim në mend, atë të një jave më parë, ku u desh ndërhyrja e producentit që t’i ndante dy deputetët.

September 27, 2016 20:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*