VIDEO: Rrëzohet avioni me 107 persona në bord në Pakistan

May 22, 2020 13:55

VIDEO: Rrëzohet avioni me 107 persona në bord në Pakistan

Një avion i Pakistanit është rrëzuar në qytetin Karachi nga fluturimi nga Lahore, thonë zyrtarët e aviacionit.

Sipas mediave të huaja, avioni ku ndodheshin 107 pasagjerë, po fluturonte nga Lahore në aeroportin ndërkombëtar Jinnah.

Fotografitë e shpërndara në mediet sociale tregojnë tymin nga vendi i përplasjes, e cila njëherit është zonë banimi.

Ndërkaq bëhet e ditur se shërbimet e Urgjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

“Avioni u rrëzua në Karachi. Ne po mundohemi të konfirmojmë numrin e udhëtarëve, por fillimisht janë 99 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit”, ka thënë zëdhënësi i autoritetit të aviacionit në vend, Abdul Satta Khokhar.

 

j.l./ dita

May 22, 2020 13:55
Komento

1 Koment

  1. mirel May 22, 17:02

    nga fluturimi nga lahore,
    vendi i perplasjes e cili.njeherit eshte zone banimi
    O kafshe
    vendi-gjinia mashkullore. Nuk thuhet e cila, o debil digital, por i cili. Por, me qenese perdor zone, dhe ka gjinine femerore, mund te thuash: qe njekohesisht eshte dhe zone banimi. Pra, i lidh te dy gjinite me nje forme te papercaktuar., “qe”
    Dhe nuk thuhet njeherit, o cun tironc, njekohesisht, o bajat analfabet, nga fluturimi nga lahora.
    Keta nuk dine te flasin, Thanua i ben gazetare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim