Video/ Sa e dëmton fushatën e Clinton çështja e shëndetit?

September 12, 2016 10:16

Video/ Sa e dëmton fushatën e Clinton çështja e shëndetit?

Kandidatja presidenciale e demokratëve në SHBA, Hillary Clinton, ka anuluar një udhëtim elektoral në Kaliforni pasi u diagnostikua me pneumoni.

Clinton nuk u ndje mirë gjatë ceremonisë përkujtimore të 11 Shtatorit në Nju Jork.

Ajo u filmua teksa nuk qëndronte dot në këmbë.

Ekipi i saj thotë se ajo është diagnostikuar me pneumoni që të premten dhe ka nisur të marrë antibiotikë.

Rivalët e saj republikanë kanë vënë në pikëpyetje aftësitë e saj fizike.

Madje pak përpara këtij incidenti, Trump kishte deklaruar se ajo nuk është në gjendje fizike që të jetë komandante e forcave të armatosura.

Por sa do e dëmtojë fushatën e saj ky incident?

BBC shkruan se disa presidentë amerikanë kanë pasur histori problematike shëndetësore.

George HW Bush volli mbi kryeministrin japonez, i biri i tij humbi ndjenjat në Shtëpinë e Bardhë pasi u mbyt në një gjevrek, Franklin Roosevelt kishte probleme të rënda shëndetësore dhe John F Kennedy vuante nga shpina.

Por në rastin e Clinton, ky incident vjen pikërisht gjatë fushatës elektorale.

Rrjeti po zien nga teoritë konspirative që tani, kjo edhe për shkak se ajo ka pasur të paktën tre incidente ku është rrëzuar.

Donald Trump nga ana tjetër, 70 vjeç, ka pasur shqetësime mjekësore.

I vetmi informacion për shëndetin e tij vjen nga mjeku personal, që thotë se e ka shkruar shënimin për shëndetin e tij brenda pesë minutash.

Clinton do të kthehet në fushatë me siguri, por njerëzit do e shohin me më shumë vëmendje aktivitetin e saj fizik.

September 12, 2016 10:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*