VIDEO: 15 vjet pas 11 shtatorit, të rinjtë amerikanë… kanë harruar

September 9, 2016 12:34

VIDEO: 15 vjet pas 11 shtatorit, të rinjtë amerikanë… kanë harruar

Një video e re e postuar në Youtube nga gazetari dhe analisti Mark Shouldice, i njohur si Mark Dice, zbulon se 15 vjet pas sulmeve të  11-Shatorit, të rinjtë amerikanë nuk njohin shumë nga aspektet kryesore të sulmit më të madh terrorist në vendin e tyre.

Kur pyeten se cilën organizatë kryesonte Osama bin Laden, një prej të rinjve të anketuar nga Mark Dice shfaqet në mëdyshje para se të pranojë se nuk e di përgjigjen.

Pyetja tjetër në lidhje me identitetin e njeriut që ishte prapa sulmeve terroriste i drejtohet një kalimtari i cili thotë, “Gjithmonë e shqiptoj keq”. Dhe përgjigjet: “Hadam Husein” (!)

E njëjta pyetje i është bërë një tjetër vajze të re që u përgjigj shkurt: “Nuk më kujtohet”.

Vetëm një person në fund të videos duket se është në dijeni që Osama Bin Laden është identifikuar si organizatori i 11-Shtatorit.

Në një moment tjetër analisti pyet, “çfarë ndodhi menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit?”.

Dhe një burrë përgjigjet: “Lufta në Siri”.

Autori i videos ka marrë shumë përgjigje të papritura gjatë sondazhit, por më kuptimplotja ishte kur pyet “Cilat ishin qëllimet e sulmeve terroriste të 11-S?”. Një kalimtar i thotë: “Nuk e di, dua të pi një birrë”.

Më 11 shtator 2001 dy avionë, një Boeing 767 i  American Airlines dhe një Boeing i United u përplasën pas Kullave Binjake. Një avion i tretë i rrëmbyer i  American Airlines u rrëzua po atë ditë pranë mureve të Pentagonit. Një avion i katërt i United Airlines nuk arriti asnjë objektiv duke u rrëzuar në fushë të hapur në Pensilvani pas humbjes se kontrollit nga terroristët.

Në total atentatet shkaktuan gati 3000 të vdekur. /Dita

September 9, 2016 12:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*