Video sensibilizuese: Kini kujdes kur kaloni rrugën

June 28, 2018 18:27

Video sensibilizuese: Kini kujdes kur kaloni rrugën

Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga ana e këmbësorëve shpesh bëhet shkak i aksidenteve me pasojë vdekjen.

Kalimet e nxituara nga njëri krah i rrugës në tjetrin pa u siguruar mirë nëse është duke ardhur ndonjë makinë është tepër e rrezikshme, pasi askush nuk është më i shpejtë se makina, e aq më pak femrat në taka.

Momenti shokues kur një grua është munduar të kapërcejë rrugën por që është përplasur nga një makinë, edhe për shkak të takave, po bën xhiron e botës me një mesazh të qartë: Gjithnjë duhet pasur kujdes kur kalon rrugën.

Videoja e mëposhtme është filmuar në Nogales të Meksikës, fatmirësisht 22-vjeçarja e identifikuar si F. S. ka mbijetuar, edhe pse ka qëndruar disa ditë në spital për të marrë veten nga plagët.

l.h/ dita

June 28, 2018 18:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*