VIDEO/ Shakaja e Trump në drekën e punës dhe si reagon Kim Jong-un

June 12, 2018 12:20

VIDEO/ Shakaja e Trump në drekën e punës dhe si reagon Kim Jong-un

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Jong-un nënshkruan sot marrëveshjen historike mes dy vendeve.

Ndërsa premtohet për denuklearizimin dhe në këmbim heqje sanksionesh ndaj Koresë së Veriut, në ditën historike të takimit Donald Trump-Kim Jong-un ka pasur edhe momente që kanë shkaktuar ilaritet.

E tillë është edhe një video e shpërndarë nga Reuters, ku shfaqen pamje nga dreka e punës mes dy delegacioneve.

Ende pa u ulur në tavolinën ku do të drekohej, Presidenti amerikan i drejtohet medias me shaka: “Më qëllim që të bëjmë një foto të bukur të gjithë, a dukemi të pashëm dhe të dobët?”

Dikush nga media dikush i përgjigjet: “Dukeni bukur”.

“Perfekt”, – reagon sërish Trump.

Nga ana e Presidentit të Koresë së Veriut nuk duket i njëjti entuziazëm për shakanë e përcjellë.

Ai shfaqet me një pamje të ngurtë, dhe me një buzëqeshje të ngrirë nga pjesa e delegacionit që e shoqëron.

a.s/dita

June 12, 2018 12:20
Komento

1 Koment

  1. qa June 12, 12:47

    Budallalleqetndodhen ne natyren e njeriut. Cfaqen ne momente te pavetpermbajtur………..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*