Video/ Sherr mes Ngjelës e Çilit: Katundar, budalla, gomar…! S’ka treshe në politikë, treshet janë në…

June 28, 2017 09:14

Video/ Sherr mes Ngjelës e Çilit: Katundar, budalla, gomar…! S’ka treshe në politikë, treshet janë në…

Debati në studion e Rudina Xhungës në Vizion Plus, për Zgjedhjet 2017, ka degjeneruar në fyerje mes avokatit Spartak Ngjela dhe Henri Çilit.

Ngjela tha se pas disa muajsh do të ketë surprizë pasi LSI do të rikthehet në koalicion me PS.

Por, ndërhyrja e Çilit se kishte shumë njerëz që thanë se Rama dhe Basha e kanë mbyllur marrëveshjen, ka acaruar Ngjelën.

Ai u kundërpërgjigj, se nuk ka bërë një parashikim të tillë dhe ka quajtur Çilin budalla.

Ky i fundit iu kundërpërgjigj, duke i thënë se flet si gomar dhe thotë gomarllëqe.

Ngjela tha se zgjedhjet mund t’i kishte fituar PD, nëse Basha do t’ua kishte lënë vendin Topallit, Patozit dhe Bregut.

Por, Çili i kërkoi Ngjelës një emër të vetëm, duke i thënë se nuk ka treshe në politik, por në ndonjë vend tjetër.

Ngjela: Sot ai u bëri ofertë të dyve, njëri e kundërshtoi, tjetri tha Sali Rexhep.

Çili: kishte nja 200 veta që thanë se e kanë mbyllur marrëveshjen Rama- Basha

Ngjela: Kush tha?

Çili: E thashë në përgjithësi, jo ti

Ngjela: Po ç’hyj unë këtu?Pse e fut në bisedën time? Pse si ata katundarët andej jam unë. Qeke budalla fare ti.

Ngjela: Në rast se treshja që i futi në parlament, merrte pushtetin dhe ky tërhiqej, nuk dinte nëse fitonte Rama. Basha ra te skema e atyre.

Në momentin që pranoi skemën e tyre, në çdo vend të botës që do të ishte, thotë merreni, unë dështova merreni ju. Të jemi realistë, nuk dihej se kush do të fitonte.

Çili: Hipotetike.

Ngjela: Mirë mo mirë, se ti i ke me fakte.

Çili: Ti s’po më thua kush do të jetë lideri që do t’i fitonte këto zgjedhje brenda PD.

Ngjela: Treshja mo, ata tre.

Çili: Ca treshe, ku ka treshe në politikë. Treshe ka në ndonjë vend tjetër. Cili lider dhe cila figurë politike mund t’i fitonte këto  zgjedhje?

Ngjela: Mirë, m’i thuaj ti. Nëse nuk di të bësh bisedë akademike, më mirë dëgjo.

June 28, 2017 09:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*