VIDEO: 10 sekondat e vrasjes së Elton Çiços në lokal

May 2, 2016 12:36

VIDEO: 10 sekondat e vrasjes së Elton Çiços në lokal

Ky është momenti kur Elton Çiço, 35 vjeç qëllohet me armë nga një person i paidentifikuar mbrëmjen e së dielës.

Siç duket edhe nga pamjet që ABC News ka siguruar, Elton Çiço ka qenë i ulur në një lokal edhe me 3 persona të tjerë.

Ata ishin duke biseduar, ndërsa në lokal ka hyrë një person me një kapele sportive dhe me një pistoletë në dorë.

Ai ka hyrë me nxitim dhe sapo është afruar tavolinës ku ka qenë ulur Çiço me 3 persona tjerë, ka qëlluar 2 herë ne drejtim të Çiços.

Në momentin kur është qëlluar, të katërt personat janë çuar nga tavolina  përfshirë edhe Elton Çiçon. Por për shkak të plageve të marra, Elton Çiço rrëzohet mbi tavolinë.

Elton Çiço dërgohet  në spital nga personat që ishin prezentë. 35 vjeçari Çiço nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërron jetë në spital.

Vrasësi, ende i paidentifikuar, është larguar me vrap nga lokali. Ai ka kaluar në disa rrugica të zonës së ish-Bllokut, dhe më pas dyshohet se është larguar me makinë.

Burime nga grupi i hetimit thanë se Elton Çiço ishte përfshirë në një konflikt me personat që i grabitën shtëpinë në marsin e vitit të kaluar, në Tepelenë.

Grabitësit i kishin rrahur prindërit dhe më pas ishin arrestuar. Në atë kohë u shpallën të dyshuar për ngjarjen Robert Rama, i vrarë në qershorin e vitit të kaluar dhe Ervis Imeri.

Ky i fundit i shpëtoi një atentati me tritol, por vëllai i tij u plagos rëndë nga një atentat tjetër me tritol.

Dyshohet se viktima e natës së kaluar, Elton Çiço u ekzekutua për shkak të hakmarrjes.

Ndërkohë të hënën, policia bëri të ditur se ka shoqëruar Ervis Imerin, të dyshuar për vrasjen.


VIDEO E VRASES NE BLLOK by lapsi-al

May 2, 2016 12:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*