VIDEO: Shikoni si “Audi” i blinduar përplas policinë, ata e qëllojnë 6 herë

September 26, 2017 11:20

VIDEO: Shikoni si “Audi” i blinduar përplas policinë, ata e qëllojnë 6 herë

 

Ky është momenti i goditjes së makinës së zëvendësdrejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi nga një makinë e blinduar e tipit “Audi” me datë 18 shtator.

Aty vihet re mjaft qartë momenti kur një makinë po shoqërohej nga grupi “Shqiponjat” dhe një makinë e Patrullës së Policisë, një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e zëvendësdrejtorit.

Makina e blinduar vijon rrugën për të futur në brendësi të tregut, por pikërisht në këtë moment Policët qëllojnë në drejtim të “Audit”.

Siç mund të dallohet nga pamjet e siguruara nga Report TV janë 3 policë që qëllojnë në drejtim të makinës, por fakti që është e blinduar ka bërë që plumbat të mos depërtojnë.

6 herë është qëlluar në drejtim të makinës, thanë burime për Report TV.

Makina “Audi” më pas futet në brendësi të tregut, ndërkohë që oficerët e Policisë hezitojnë ta ndjekin.

Makina e blinduar është në pronësi të biznesmenit Petrit Çela dhe vijon të jetë e bllokuar në Policinë e Elbasanit.

Pas futjes në brendësi të tregut, Policia nuk e gjeti personin që drejtonte makinën tip “Audi”, ndërkohë që u sekuestruan pamjet filmike.

Për këtë ngjarja Policia ka arrestuar 3 persona, mes tyre edhe rojën e tregut Agro-Ushqimor, ku pretendohet se nuk i është hapur dera uniformave blu.

Ngjarja ka nisur në rrugën “Dyli Haxhire”, ku efektivët e policisë kishin dalë me qëllim zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin mjet luksoz me një vlerë rreth 100 000 euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.

 

September 26, 2017 11:20
Komento

1 Koment

  1. GIOTINA September 26, 11:40

    PSE NUK U HA MORTJA KUR HYN MAKINA E ‘SHQIPONJAT’ ME DERE HAPUR KTHEHEN NE ARABELA E DRIDHEN NGA FRIKA E MBASI MBYLLET DERA KERKOJNE TA HAPIN PASI TE KETE IKUR NE DREJTIM TE PA NJOHUR KRRIMINELI!?Po pronari i makines apo biznesMoni i Rames dhe deputetit te zones Balòles ku eshte ne qeli apo po ben dashuri me krimin politik!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*