VIDEO/ Shkatërrohet banda italo-shqiptare e drogës, shqiptari trafikonte nga “arresti i shtëpisë”

December 29, 2015 14:10

VIDEO/ Shkatërrohet banda italo-shqiptare e drogës, shqiptari trafikonte nga “arresti i shtëpisë”

Një bandë italo-shqiptare që merrej me trafikun e drogës është goditur nga policia italiane.

Aksioni u ndërmor në Raguzas të Siçilisë, duke arrestuar 13 persona të akuzuar për trafik të kokainës, amfetaminës, ekstazës si dhe marijuanës. Droga shpërndahej nëpër bare të ndryshme, ndërsa operonte kryesisht në zonë.

Operacioni i koduar “Droga Kamarina” përfundoi edhe me arrestimin e shqiptarit Alekt Bezhdili, 24-vjeç, i cili ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

I riu në foton më poshtë kryente trafikun e drogës edhe pse ishte në një masë të tillë. Shqiptari shiste drogë në një bar afër shtëpisë së tij, që quhej “supermarketi i drogës”.

shqiptari

Bezhdilli kishte aftësinë të gjendte çdo tip droge të kërkuar nga klientët e tij. Bari i frekuentuar nga shqiptari ishte dhe pika e referimit e kësaj bande italo-shqiptare-tuniziane.

Nga përgjimet telefonike të policisë italiane, anëtarët e bandës e quanin “këpucë” lëndën narkotike të tipit hashash, marijuanë e kokainë.

Policia italiane ka lëshuar edhe disa urdhër-arreste të tjera, ndërsa vazhdon puna për arrestimin e tyre.

Ende nuk dihet saktë sasia e drogës e sekuestruar, por mediat italiane flasin për një sasi të konsiderueshme. /Dita/

December 29, 2015 14:10
Komento

1 Koment

  1. SHQIPTARJA December 29, 21:49

    bravo ca fytyra te poshtra me pak per shqiperine !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*