VIDEO: Shoferi i autobusit të Kombinatit bën manovra në mes të rrugës, thyen çdo rregull dhe ngjitet mbi trotuar
Nga Arkiva
Shoferi i një autobusi të linjës Kombinat-Kinostudio në Tiranë ka kaluar çdo limit duke bërë një çmenduri në mes të rrugës.
Në videon e publikuar nga Dosja.al shihet se drejtuesi i autobusit nuk ka përdorur rreth-rrotullimin për t’u kthyer, por ka zgjedhur të kthehet në mes të rrugës, duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor.
Ai është filmuar teksa hipën në trotuar, mbi trafikndarëse dhe duke u kthyer në drejtim të kundërt.
Me këtë manovër, drejtuesi i autobusit ka vënë në rrezik jetën e të gjithë qytetarëve në atë zonë dhe drejtuesve të mjeteve të tjera, që po kalonin në atë korsi.
j.l./ dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento