Video: Shoferi që shokoi policinë, “fluturonte” me 191 km në orë në autostradë

February 10, 2018 09:34

Video: Shoferi që shokoi policinë, “fluturonte” me 191 km në orë në autostradë

Në autostradën Tiranë- Durrës, Policia e Shtetit si çdo fundjavë bashkë me Policinë Rrugore të Tiranës, ka dalë me Radar për të matur shpejtësinë e lëvizjes dhe ndëshkuar ata që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Një prej rasteve, i cili është filmuar edhe nga kamerat e policisë është kur një mjet është kapur nga radari duke udhëtuar me 191 km/orë, shpejtësi kjo e pa lejuar në asnjë prej rrugëve të vendit tonë. Pas ndalimit drejtuesit të këtij mjeti i është tërhequr leja e drejtimit dhe do të kalojë në komision.

Sipas policisë, janë 21 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej limiteve të lejuara, që varionin nga 167 km/orë e deri në 211 km/orë.

POSTIMI I POLICISE SE SHTETIT:

Sa duhet të jetë shpejtësia e lëvizjes së mjeteve në rrugë?

Drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë e mjetit në mënyrë që të mënjanojë çdo rrezik për sigurinë e tij, të këmbësorëve dhe mallrave, dhe çdo çrregullim tjetër të mundshëm në trafik.

Shpejtësia duhet të jetë në përputhje me karakteristikat, gjendjen, ngarkesën e mjetit, si dhe karakteristikat dhe gjendjen e rrugës, trafikun, etj.

Gjendja teknike e mjetit duhet të jetë e tillë që të përballojë të gjitha manovrat e nevojshme në kushte të sigurta.

Për të siguruar qarkullimin dhe mbrojtur jetën e përdoruesëve të rrugës, shpejtësia nuk duhet të kalojë limitet e mëposhtme:

  • 110 km/orë për autostradat;
  • 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore;
  • 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore e rrugët lokale interurbane;
  • 40 km/orë për rrugët në qendrat e banuara.
  • Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, se vetëm kështu mund të udhëtosh i sigurt.

o.j/dita

February 10, 2018 09:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*