Video/ “Shpirti im…”, mesazhet e çiftit Kosta në “E Diela Shqiptare”

October 25, 2017 09:41

Video/ “Shpirti im…”, mesazhet e çiftit Kosta në “E Diela Shqiptare”

“Shpirti im”, çifti Aleko dhe Afërdita Kosta, Janarin e 2016 -ës ishte në studion e “Ka një mesazh për ty”, në “E Diela Shqiptare”.

Afërdita do t’i bënte në atë kohë bashkëshortit të saj një surprizë e ky i fundit, sapo në ekran shfaqej Afërdita do të reagonte duke thënë “shpirti im”.

“Shpirti im që i dha kuptim jetës time. Është njeri shumë njerëzore, shpërndan shumë mirësi”, shprehej 66 – vjeçari për të.

“Po unë nuk mund të bëja ndryshe. Që je një burrë i bukur nuk e shoh vetëm unë e shohin të gjithë… “ ishin fjalët me të cilat bashkëshortja e tij 49 – vjeçare do t’i drejtohej të ndjerit.

49 – vjeçarja, e cila në “E Diela Shqiptare” kishte ardhur për t’i kërkuar bashkëshortit që të mos hiqte dorë nga muzika, pasioni i tij, do të rrëfente për Ardit Gjebrean se kishte një djalë adoleshent, për të cilin dëshironte që mbi të gjitha të ishte njeri.

“Unë kam një djalë, i cili dje mbushi 18 vjeç. Është maturant. Si çdo nënë, të gjitha ëndrrat i ka të gjitha tek ai fëmijë, tek mirë edukimi i tij dhe te mirë shkollimi. Në radhë të parë kam pasur prioritet të të bërit njeri, të të qenit njëri. E vlerësoj shumë të qenit njeri.”

Aleko dhe Afërdita Kosta u vranë orët e para të mëngjesit nga fqinji dhe kushëriri i tyre Apostol Kosta. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre në lagjen Palorto të Gjirokastrës.

Paraprakisht dyshohet se për këtë ngjarje të rëndë të jenë bërë konfliktet për pronësinë.

October 25, 2017 09:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*