Shkodra i sjell fat Kombëtares, Balaj na jep fitoren në ’89

September 6, 2016 14:30

Shkodra i sjell fat Kombëtares, Balaj na jep fitoren në ’89

Minutat e mbetura nga mbrëmja e djeshme në Loro Boriçin e Shkodrës, i kanë sjellë fat kombëtares shqiptare.

Shqipëria merr tre pikët e para në kualifikueset e Botërorit 2018, pasi Bekim Balaj shënoi në minutën ’89 për t’i dhënë kuqezinjve edhe fitoren e parë.  

Pas një goditje dënimi, Memushaj dha një top të bukur në zonë dhe Balaj e devijoi me kokë drejt portës.

Momente frike përshkruan “Loro Boriçin” kur Maqedonia rrezikoi vetëm pak minuta pas pësimit, por Berisha u tregau i jashtëzakonshëm, ndërsa pretendimet e miqve për një 11-metërsh nuk u dëgjuan nga gjyqtari.

Armando Sadiku mund të shënonte edhe golin e tretë pas një kundërsulmi të shpejtë të kuqezinjve, por gjuajtja e sulmuesit përfundoi fare pranë shtyllës së majtë.

Kështu Shqipëria fiton sfidën e parë dhe e nis me këmbë të mbarë këto kualifikuese për botërorin rus.

Moti i keq ndërpreu ndeshjen mbrëmjen e djeshme në minutën e 75.

UEFA vendosi që minutat e ndeshjes të riluheshin sot në orën 14:00.

September 6, 2016 14:30
Komento

5 Komente

  1. Fanol Bardhi September 6, 16:05

    Statistika thot : Kur shenon Balaj ne lojen e par te grupit do te kualifikohem 😉

    Reply to this comment
  2. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... September 6, 19:00

    Hiqeni kete cope vidio se lat nam, nuk shikohet gjekundi si eshte bere goli.

    Reply to this comment
  3. paci September 6, 19:12

    Futbolli eshte me fat ne shtepine ku lindi , ne Shkodren futbolldashese , kur guxon fiton .

    Reply to this comment
  4. As Poet, As Analist September 6, 22:48

    Në stacionet kryesore
    dëgjova  lajmet në darkë 
    lajmet që  flisnin për sportin
    më bënë me dhimbje në bark!

    Çdo stacion si kokë lajmi
    thoshte: na ndihmoi furtuna 
    këpusnin mufka pa lidhje
    për kombëtaren me çuna!

    Unë për vete i kënaqur
    nga fitorja dy me një
    si Xhovanit edhe djemve
    një 10 me yll do u vë. ..

    Të ndalem pak te Xhovani
    pas ndeshjes dha intervistë
    pyetjet e bëra nga studio
    mbanin pak erë të pistë!

    Para pyetjes specialistët
    llomotitnin, komentonin
    pastaj kur u dilte fjala
    arkitektin e gacmonin!!..

    Le të kthehem prapë te lajmet
    në stacionet kryesore,
    stacionet televizive
    jo ato hekurudhore!!…

    Ndonjehere per koiçidence
    lajmi me trenin ngjason
    edhe lajmi ngec në studio
    siç ngec treni në stacion!

    Në stacionet kryesore
    sot duhej të trumbetohej
    si fitore me shumë vlerë
    dhe në studio të festohej!!

    Nuk them të pihej raki
    as të festohej me verë
    por të kishte entuziazem
    për një fitore me vlerë.

    Lajmi të kish entuziazem
    kjo i duhej çdo stacioni
    trajnerit edhe lojtarëve
    lavdinë u’a morì cikloni!!

    Stacione që jepni lajme
    specialistë që komentoni
    kur meren tri pikë të plota
    kombëtaren lavdëroni. .

    Sa herë kombëtarja luan
    në diell a në ciklon
    kur meren tri pikë të plota
    vetëm 10-të meriton..

    Jepjani 10-tën me zemër
    herë tjeter mos gaboni
    jepjani lavdinë djemve
    mos i’a jepni një cikloni!!

    Reply to this comment
  5. Mikonjani. September 7, 01:43

    Ta gezoje stadiumin bashkekohor Shkodra efufbollit dhurate nga Rama.Me mbaresi e fitore te tjera.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*