VIDEO: “Shqipëria jashtë studiove TV dihet si është. Ju keni 30 vjet që e drejtoni. Tani ose pranoni që jeni hajdutë, ose pranoni që jeni të paaftë”

February 19, 2021 22:26

VIDEO: “Shqipëria jashtë studiove TV dihet si është. Ju keni 30 vjet që e drejtoni. Tani ose pranoni që jeni hajdutë, ose pranoni që jeni të paaftë”

Nga Arkiva

Nga ABC News

Ish-deputeti demokrat Genc Pollo dhe kryeredaktori i Ditës Adrian Thano u përfshinë në një debat të fortë mbrëmjen e së enjtes në emisionin “As pro, as kundër” në ABC News teksa po diskutohej për ryshfetin në sistemin shëndetësor pas rasteve të fundit të denoncuara në media.

Ish-ministri i Arsimit Genc Pollo u shpreh se nëse PD-ja do të vijë në pushtet pas 25 prillit situata në arsim dhe shëndetësi do të ndryshojë, Thano replikoi duke thënë se këto janë përralla që i kemi dëgjuar çdo fushatë. Pollo e akuzoi se nuk “njeh sektorin”, Thano u përgjigj se “nuk ka nevojë të njoh sektorin, se njoh Bashën”.

Pjesë nga debati mes Genc Pollos dhe Adrian Thanos

Adrian Thano: Shqipëria tjetër nuk ju do as ju që jeni provuar që keni qenë të korruptuar as këta që po provojnë që janë të korruptuar, ajo nga kush përfaqësohet?

Genc Pollo: Përgjithësimet pa diferencime janë parimisht të gabuara.

Adrian Thano: Po ti fole për perceptime. Jeni njëlloj në perceptim për korrupsion.

Genc Pollo: Votimet në prill si edhe para 4, 8 apo 12 vitesh bëhen kush do të më qeverisë, ke dy alternativa.

Adrian Thano: Këtu nuk ka alternativë. Është një e keqe e ndarë në dy pjesë. Është i sprovuar sistemi.

Genc Pollo: Në mandatin e parë të PD, u liberalizuan farmacitë dhe dentistët dhe ka një konsensus se ato funksionojnë, në të dytin nuk u liberalizua shërbimi parësor, por nuk ndodhi, shpresoj të ndodhë në 4 vitet e ardhshme…

Adrian Thano: Sa herë i kemi dëgjuar këto?

Genc Pollo: Është konkrete, duhet të njohësh sektorin, niveli i tretë terciar që janë spitalet është me kompleks dhe nuk zgjidhet…

Adrian Thano: Po njoh Bashën unë, nuk ka nevojë të njoh sektorin, njoh Bashën kur ka qenë kryetar bashkie dhe minister.

Pjesë tjetër nga debati mes Genc Pollos dhe Adrian Thanos

Adrian Thano: Unë nuk vij nëpër këto studio që të përdorem në këtë teatrin tuaj politik që vazhdon prej 30 vitesh. More si shembull Unazën ti, ta zgjeroj pak unë unazën. Cfarë ishte skandali i unazës? A nuk ishin këta që do të dënonin korrupsionin tuaj dhe të Berishës? Ai që mori Unazën që u kap me presh në dorë bashkë me ministrat dhe drejtorët e Rilindjes, kush është ai? Është ai që i ka dhënë zyrën Sali Berishës, i ka dhënë shtëpinë Sali Berishës, është kështu apo jo?

Genc Pollo: Ka biznesmenë që shkojnë pas pushtetit. Vëri etiketa politike është puna jote…

Adrian Thano: Ti thua drejtësia e kapur nga Rama se nuk heton Ngraghetën, po çfarë vendimi mori drejtësia për Unazën, ku jeni të dy palët të përfshira. As atë recepsionistin nuk e dënoi… Me këto merru. Cdo fushatë e njëjta histori, si nuk u lodhët? Kemi 30 vite që durojmë këta….

Thano theksoi më pas se nuk ka qetësi në Shqipëri pa u bërë drejtësi me politikanët e akuzuar për krime të rënda.

“Shqipëria jashtë studiove TV dihet si është. Vendimmarrësit keni qenë ju, klasa politike. Tani ose pranoni që jeni hajdutë, ose pranoni që jeni të paaftë” – tha Thano gjate replikave me Pollon.

Një emision më parë Thano debatoi me deputeten e PS, Blerina Gjylameti pasi kjo e akuzoi se “po nxinte imazhin e Shqipërisë” me kritikat për klasën politike.

Pjesë nga debati në studio Thano-Gjylameti:

Adrian Thano: Ju flisni për imazhin e Shqipërisë?! Kur jeni në qeverisje Shqipëria eshte mire, kur jeni në opozitë e nxini, flisni ndryshe. Pastaj ndërroni vendet me ata, ata bëjnë të njëjtën gjë si ju tani. Na tregoni imazhin e Shqipërisë?? Po cfarë ke bërë ti për imazhin e Shqipërisë para 8 viteve kur ishe opozitë?

Blerina Gjylameti: Zoti Thano po paragjykoni.

Adrian Thano: Ti je e re, ke ardhur me këta të Rilindjes, pyet ata të tjerët përpara. A e kanë nxirë ata njëlloj Shqipërinë me këtë standardin tënd për imazhin?

Blerina Gjylameti: Je duke paragjykuar. E para unë ju, unë jam zonja Gjylameti, nuk jam ti

Adrian Thano: Zonja Gjylameti je për ata që kanë respekt, unë nuk kam pikën e respektit. Nuk u përgjigje, pse ndryshe flisni për Shqipërinë kur jeni në opozitë dhe ndryshe në qeveri…

Blerina Gjylameti: Nëse nuk ke respekt mos mu drejto.

Adrian Thano: Temën e së majtës e hapa unë, nëse s’do që unë të të përgjigjem, mos fol.

Blerina Gjylameti: Unë ju sugjeroj të qetësoheni se po humbisni qetësinë.

Adrian Thano: Unë jam shumë i qetë dhe mbi të gjitha jam i qartë për hipokrizinë tuaj. Na e kini shpifur!

Blerina Gjylameti: Robert unë me këto terma nuk jam fare dakord…

Adrian Thano: Mos na trego më imazhin e Shqipërisë këtu. Sikur se dimë se çfarë bëni e çfarë thoni përpara se të vini në pushtet…

Pas ndëprerjes me publicitet, replikat kanë vijuar me kamera të fikura. Zv.Ministri Etjen Xhafaj i drejtohet gazetarit Adrian Thano jashtë kamerave duke e pyetur: “Nuk paskemi të drejtë ne të shprehim mendimin tonë”. Thano iu përgjigj: “Patjetër po ku e keni mendimin tuaj? Ju vini këtu e flisni si papagaj, përsëritni me kasetë në kokë mendimet e kryetarëve”.

Moderatori Robert Aliaj tha se duhet më respekt se Gjylameti është femër por Thano iu përgjigj: “Respekti fitohet, nuk imponohet”. Dhe ironizoi: “Nuk jemi në emisionin Përqufen a Përqifen këtu që të shohim njëri tjetrin, mashkull femër. Kjo është ligjvënëse, është politikane dhe vendimmarrëse. Nuk mund të jetë atje kur firmos e vulos njësoj si burrë, e barabartë siç duhet të jetë, kurse kur i kërkohet llogari të viktimizohet si femër. Imazhin e Shqipërisë e kanë qelbur pikërisht këta, jo ata që i kritikojnë”.

Pas rindezjes së kamerave debati në studio vijoi me tone më të qeta.

—–

Marrë nga ABC News

February 19, 2021 22:26
Komento

30 Komente

  1. oponenti February 20, 04:18

    Zoti Thano

    “semundja “ juaj quhet Arvizuizem,..dhe ky lloj virusi eshte I rrezikshem po aq sa Korona.
    .
    Jam 101% dakort me ju per korrupsionin hajduteror te te gjitha paleve bile dhe ne Amerike BE dhe kudo ka korrupsion por me I sofistikuar deri ne persosmeri.
    .
    Pra teoria juaj e barazitizmit ne prag fushate con uje ne mullirin e ujqerve te qimeverdhit Pollo,,
    .
    ME SHKOQUR;
    ,
    Nuk ka vend ne historine e sotme modern qe nje vrases-spiun-tradhetar dhe miljard grabites si Qazim Basha edhe pse ka kryer keto krime vazhdon xhelat-tizimin e flokeve dhe akoma perdhos viktimat dhe jetimet e 21 janarit..me vrasjet e tij brenda kornizave ligjore ne forme gallate
    .
    Kush eshte “demi” qe duhet kapur prej briresh deri sa te mos jete vone kur ne prill te fitoje Rama me nje vote dhe te dale nje mengeperveshur te beje kolaudimin e votave dhe te nxjerre fitues Yllin e ngjitjes te Arvizuse Luse apo Kimetes qe I ka humbur zeri keto dite
    .
    E njoh me milimetra dhe miligrame prej tridhjete vitesh aromen e ndyre para-zgjedhore…nderhyrjen “inteligjente” ne mediat vizive dhe te shkruara,si dhe pergjimet dhe denimet selective te Spak-ave pikerisht te atyre qe une I quaj “berishistet e perendimit” qe jane po ajo hordhi qe prune saliserbin ne 1992 qe e mbrojten hapur ne 1997-1998 gerdec dhe 21 janar edhe pse ka kryer masakra qe klasifikohen si Krime Kunder Njerzimit..
    .
    Ajo qe me tremb me shume eshte se Edi Rama ( QE ESHTE KRIMINEL PO AQ SA BERISHA SE FALI KETE TE FUNDIT) ka shfaqur simptomat e Kurban# 2 qe edhe pse populli do ta votoje mbi 60 perqind jo per merite te tij po per urrejtjen popullore karshi juntes bash-berish-metes,,
    Konkluzion;
    Dihet qe vendi yne eshte nje republike ambasadoriale ku dezhurni I rruges Elbasanit eshte mbi voten e popullit dhe ne kete rast nese Kimetet e asaj rruge do plotesojne amanetin e Arvizuse dhe do kemi Yllin e tij ne ngjitje si k/m ne votimet e prillit ateher fajtorui kryesor jane Thanot e shtypit shqiptar qekane virusin Arvizu qe barazojne vrasesin e 21 janarit ne viktimen,
    Dhe nese me te vertete do kemi Qazim Bashen k/m te ardheshem kjo nuk do jete gje tjeter vecse kapitulli I fundit I I librit me titull “Rreziku I SSerbiberishes per Shqiperine’”jo te shkruar nga Enveri por nga Elezbiberi qe eshte berisha amerikes..qe kane 30 vjet me teorine kanibale te antikomunizmit ne nje kohe qe sot shqiptaret duhet te kerkojne de-biberishizimin qe ne fakt me ngjyrat dhe zgjyrat e tij naziskine-tribale e ka kthyer Enverin ne Legjende pa deshiren tone

    Stop ri-ardhjes ne pushtet te juntes naziskine BMB

    Zoterinj dipllomate amerikane qe merreni me Shqiperine;

    Mos perserisni gabimin qe bete me federimin e kryenazistit Xhaferr Deva ne vitet 50-60 si po beni sot me vrasesin Lul

    Mos perserisni gafen antishqiptareqe bete ne 1991-92 me berishoviqin rajersonoviqin dhe biberoviqin se nuk do jete faji i shqiptareve qe do thone..na tradhetoi dhe Amerika dhe do pshertijne Na fal Enver..

    Reply to this comment
    • time February 20, 21:37

      Cfare flet ti o profesor
      Nuk ke kuptuar asgje.
      Ti kujton se Rama e Basha jane kunder njeri tjetrit?
      Jo mor zotni jo.
      Jane “kunder” per sa kohe kan te garantume qe pushtetin e ka o njeri o tjetri
      Jane miliarder bashke me shushunjat e tyre, ndaj jane bashke kunder popullit.
      Provo fut nje t trete mes tyre, ta shohesh si behen bashke per te rujt pozicionin

      Reply to this comment
    • Valbona February 22, 19:42

      Nje veshtrim dhe analize briliante filozofike (me te verteta aksionomitike) qe tregon qarte nga vjen rreziku kryesor per Shqiperine. Pa asnje diskutim ne opinionin tim Z. Thano eshte po aq i vertete dhe drejteperdrejte por ne grahme te fundit “oponenti” ka te drejte dhe duhet fokususr atje prej nga vjen rreziku kryesor.
      Adrian je nje gazetar dhe analist nga me te respektuarit e gazetarise shqiptare dhe ti “oponent” ke dhene nje ndihme te jashtezakonshme qe njerzit te mesojne te ruhen “nga me e keqja”. Nje nivel gazetarie ne nivelin e pergjegjesise te mbrojtjes te interesave te vendit dhe qytetarve te tij. Bravo dhe shyqyr qe u kemi.

      Reply to this comment
  2. Paul Tedeschini February 20, 10:06

    Adrian Thano ka nji KONFUZION NE KOKE.

    1- Nga njena ane kerkon NJI TE MAJTE, te cilen as ai vete nuk e ka te kjarte ne koke se si asht AJO E MAJTE QE KERKON.
    Kete e ka shpreh ne nji interviste te tij.

    2- Adrian Thano NUK SHKEPUTET NGA MENDESIA E DIKTATURAES KOMUNISTE, perderisa PUBLIKON INTERVISTAT E SOKOL HOXHES dhe perderisa NEXHMIJE HOXHA e ka ndjeke me rregull gazeten DITA dhe i ka ruejt te gjitha numrat (leter) te gazetes DITA (siç e ka publiku vete Adrian Thano ne kete gazete).

    PA U SHKEPUTE DEFINITIVISHT (me gjithese shume vone) nga MENDSIA E DIKTATURES KOMUNISTE, kurgja e mire nuk i vjen shqiptarve qe jetojne ne Shqipni.

    Njimiljon shqiptar (1.000.000) e kan zgjidhe vete kete dileme tue shku direkt ne vendet e civilizueme te prendimit.

    Reply to this comment
    • Covidi/ER February 24, 11:58

      O Pali i Malcis

      Meso shkrim e kendim. Duhet ta kishe mesuar me kohe shqipen e embel. Por kaq te nxe koka, ske çkerkon me shume.

      Meso edhe ndonje fjale gjermanisht, si :
      -Ku shperndahet supa per rrefugjatet.
      -Ku ka banjo publike, se me shpetoi.
      -Ku eshte ura me e afert qe te ze ndonje vend
      Etj, Etj.
      Çte duhen llafet e tjera.

      Reply to this comment
  3. Lili February 20, 10:12

    Oponenti vertete mendon se media ka nje ndikim tek shqiptaret sot? Media e ka nje ndikim kur nuk eshte fragmentizuar ne nje mije e nje qind pjese e kur flet per problemet e verteta! Shqipet jane lodhe nga show-et neper media, nga konfliktet artificial e idioteske qe degjenerojne edhe cojne ne extase vetem nje grusht debila- ku fus edhe disa analista- Media ne shqiperi nuk ka ma shume ndikim se nena ime qe mbledh ma shume njere se sa cdo analiste !

    Reply to this comment
    • ´´ February 20, 12:08

      LIli ,

      eshte e vertet ajo cfar shkruan mbi Show-t e TV-ve ,
      dhe ndikimin negative te debateve qe fillojne te diskutojne
      nji X -Teme dhe degjenrojne ne debate rrugesh e mejhanesh ,
      por nuk mund te bie dakord me ate se Media nuk paska shume ndikim ne opinion.
      Media i ka ber gjemen kto 30-vjet shqiptareve dhe kjo ne cdo aspekt te jetes ,natyrishte te dirigjuar nga Padroni
      & Politika qe i cpon nga pas .

      Reply to this comment
      • Kazan muti eshte politika jo media February 20, 22:00

        Pa median ju do ishit jo vetem dele te qethura po edhe dele debile.
        Jo me kot media del institucioni me i besushem nga sondazhet ne Shqiperi.
        Pa.median Edi Rama do ishte sot.ne burg per vrasjet s 21 janarit

        Reply to this comment
        • Vlora 97 February 25, 14:05

          Pa median Bashkim Ulaj i Saliut kishte marre dorovitjen e radhes 40 milion euro nga Edi Ramiu i Unazes.
          Turp militantet qe e mbrojne, pkehrat e shoqerise

          Reply to this comment
  4. Anton February 20, 12:06

    Z Thano ka plotesisht të drejtë

    Kur janë në pushtet e ndrijnë me fjalë Shqipërinë, kur janë në opozitë e nxijnë, njësoj si me plehrat që importohen tek ne, ndërkohe që niveli i jetesës ulërin !

    Të neveritshëm

    Por duhet të kuptojmë se ky popull kaq prodhon !

    Kjo temë e popullit të korruptuar (difekti yne si popull është papërgjegjshmëria) u prek pak edhe në këtë debat në Tv ndërmjet z Thano dhe segmenteve politikë të ftuar aty

    Por politikanët janë pasqyrë e popullit
    Sidoqoftë dhe po të marrim politikanë nga perëndimi të drejtojnë vendin po njësoj do mbetet niveli i jetesës për popullin, sepse kaq bazament ka

    Prandaj shqiptarët instiktivisht e kuptojnë këtë gjë, dhe kur munden ikin nga sytë këmbët nga ky vend, ikin nga vetvetja

    Reply to this comment
    • Shqiptar i Ndershëm February 20, 17:52

      30 VJET NUK JANE PAK PER TE NXJERRE KONKLUZIONE SHUME TE QARTA.

      Zoti Thano ka plotesisht te drejte, flet hapur, flet me ndershmeri e sinqeritet dhe eshte imediate, urgjente, e nevojshme nje mbeshtetje e madhe veçanerisht intelektuale e gjithe shqiptareve patriote dhe te ndershem qe Shqiperia dhe Shqiptaret se paku ne sistemin elektoral dhe ne procesin e votimit t’u ngjajme vellezerve dhe motrave te Kosoves.

      Shkaku dhe burimi i pare i korrupsionit endemik ne Shqiperi eshte pikerisht Korrupsioni Pushtetar Politik.

      Shkaku dhe burimi kryesor i servilizmit e vasalizmit partiak, i gjendjes se veshtire ekonomike e sociale te Shqiperise dhe Shqiptareve eshte pikerisht Korrupsioni Pushtetar Politik dhe Rrotacioni Formal Politik ne Shqiperi.

      Reply to this comment
  5. Perse Personalizohen debatet ? Cfar qendron mbas ksaj taktike mjergulluese te temave ne debat etj February 20, 15:13

    Thano mbetet padyshim nji nder ata perfaqsues
    qe i duhet nji shoqerie ,
    eshte Zeri Alternative i shoqerise shqiptare ,
    e cila eshte marre
    e vazhdon te merren neper kembe
    nga bandat ne politike nga e gjithe kjo Kaste e Ndyre
    Politike qe ka cuar ne shkaterrim te cdo Morali e Dinjiteti ,te qytetarit shqiptare e vet Shqiperise .

    Thano fillon ne gjithcka tenton ,mjaft entuziaste ,

    (si gjithmon Kombetareja Jone 20Min.e para)

    pastaj bie ne dobesite qe mjerishte trashegon ky popull
    ne shekuj ,duke mos e cuar deri ne fund e ngritur ku duhet mbi Keshtjelle Flamurin e Lirise ,te fitores .
    Pra gjithmone qendrojme ne Pozicionin e Kundershtuesit ,
    te kryengritesit jo te Fituuesit.

    Me deshperon shume kjo , ku Mentalitet ,
    qe si shqiptare ,asnjiher te mos
    kemi fituar mbi te keqen ,
    qe s’jemi ndjer njiher Te Lire ashtu si vertete si popuj e kombe te tjere rreth nesh Europe.

    Thano pra ,
    hyn shume bukur ne Teme ,ne ate qe perben Temen me te rendesishme per gjithe shqiptaret sot dhe
    fatin e Shqiperise (pa e dramatizuar aspak ,por eshte keshtu )
    mirpo ka te paqarte si te vazhdoje ,mjergullohet ne thenjet e tija ,
    nuk godet aty ku e si duhet ne Fakte mbi secilin Politikane duke i vene ne Skaner ,se kush kane qen kto 30-vjet ,kujt i kane sherbyer dhe perse duhet te jen ala ne Politike sot ,mbas nji te kaluare totalishte te deshtuar ,
    madje antishqiptare ,

    Thano , bie e nuk arrin atje ku duhet ,sepse nuk i ben dot
    balle manovrave Tinzare te debatueseve ,qe duke personalizuar , debatin e qisin gjithcka nga koncepti , vet Temen e bisedes ,duke trubulluar gjithcka e ngritur tensionet artificialishte ,per te shbere Temen dhe Kryengritesin Thano .

    Pra keshtu goditet psikua dhe deshton cdo teme dhe
    Politika vazhdon Diktatin e saj mbi kte shoqeri !

    Personalizimi ne nji debate ka pikerishte kte per qellim ,
    nxjerrjen jashte loje te Temes se ksaj Shoqerie !
    Kudo ,Ne cdo debat , eshte Taktike e qellimeshme per te shbere Debatin ,temen se ciles Thano ose Oponenti me Kasten Politike hedh per diskutim e debat.

    Eshte e njejta taktike qe kan mesuar(Tutoret e Huaj qe qendrojne pas PD-ve)
    te alpikoj banda e esadistit berisha kunder Kundershtarit te tije Politike ,
    ne cdo rast ,kunder cilitdo ka qen kunder tije . Para Nano-s ,
    para ish Presidentit Moisiu , para Rames -duke e kthyer gjithcka Personale dhe Etiketuar te gjithe pothuaj me te njejtat Etiketa Banale prej njeriu shpifes e ordinere , poooor ,
    qe sado kto etiketime qesharake dhe shpifje mbi familjen ,qe vetem nji Ndyresire Njerezore mundet ti bej ,
    ata mesonin berishen etj ne Pd e dinin mire se ne nji shoqeri injorante e te pacivilizuar si ajo shqiptare ,shpifjet do zinin vend dhe keshtu ,nuk diskutohej me Tema se kush ishte berisha ,PD-ja dhe se nuk behej me fjale per fatet se cdrejtim po merre ky vend ,se ne cfar sistemi po jetojme , sepse nuk po jetohet ne Demokraci ,por ne nji Diktature ku Kasta Politike gezon gjithcka ,

    cdo ofiq e pasuri dhe populli i skllaveruar shqiptare
    pra nji art Diktature te nji Kaste Politike ku nuk ekziston asnjilloj Drejtesie ,por Ligjin e ben i Forti – Politikani !

    Pra edhe personalizimi qe i behet ne mase nga Fake Opozita KM Shqiptare sot ka kte per qellim ,

    sekur luftohet kunder Personit Rama (dhe ky na qenka shuke i keq per kte popull )
    dhe jo ajo cfar ne te vertete fshihet pas ksaj metodike tinzare dhe lufte e zhurme te eger Mediatike ,

    kapja e Shqiperise !!!

    Pra shqiptaret vanzhdojen te jene viktima te metodave tinzare qe perdorin Ata qe qendrojne mbas pseudoPolitikaneve Opozitare dhe nuk dalin dot nga kjo gracke 30-vjecare qe luhet me fatet e tyre , qe ne Realitet
    eshte edhe fati i Shqiperise tone .

    Nuk pjerdh salih berisha ,meta ,bash kolloqofjtja dhe gjithe Ato te Huaj qe qenmdrojne pas tyre ,per personin Rama ,
    apo X – Parti , joooooooooooo o te mjere jooooooooo

    duan Shqiperine tone .
    Ta lidhin kembe e duar dhe ta therin ,copetojne si dikur
    me 1913 -te ajo Politike vazhdon edhe sot ,nga Te Huajt qe bejne Opoziten pas quintave ,
    por me te tjera Metoda duke ne vene perballe Gjaprinjte e Lalzit .

    25 Prilli eshte shanci jone te tregojme se kush jemi e cfare duam .
    Ose zhdukim nga Politika Kriminelet e Gjaprinjte e Politikes ,qe po mban peng zhvillimin e Normalitetin ne Shqiperi ,
    ose do largohemi ne dal nga dal ,pa e kuptuar ,me deshire
    nga Atdheu yne dhe mbas kurrizi do mbajme patra Botes
    Damken e Turpit qe as dheu nuk do ta trete perjete …

    Reply to this comment
  6. VY February 20, 18:04

    Faleminderit Thano

    Reply to this comment
  7. Shqiptar i Ndershëm February 20, 19:07

    30 VJET NUK JANE PAK PER TE NXJERRE KONKLUZIONE SHUME TE QARTA.

    Zoti Thano ka plotesisht te drejte, flet hapur, flet me ndershmeri e sinqeritet dhe eshte imediate, urgjente, e nevojshme nje mbeshtetje e madhe veçanerisht intelektuale e gjithe shqiptareve patriote dhe te ndershem qe Shqiperia dhe Shqiptaret se paku ne sistemin elektoral dhe ne procesin e votimit t’u ngjajme vellezerve dhe motrave te Kosoves.

    Shkaku dhe burimi i pare i korrupsionit endemik ne Shqiperi eshte pikerisht Korrupsioni Pushtetar Politik.

    Shkaku dhe burimi kryesor i servilizmit e vasalizmit partiak, i gjendjes se veshtire ekonomike e sociale te Shqiperise dhe Shqiptareve eshte pikerisht Korrupsioni Pushtetar Politik dhe Rrotacioni Formal Politik ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  8. Katiu February 20, 21:15

    Nuk u lëviz as presjen, në formë dhe në përmbajtje , atyre që thotë Thanua . Pa llafe të gjata, pa ujëra , konçiz , koncentrat , lakonik , therës , ilaç në plagë , bravo Thano !

    Partia Socialiste është një kufomë politike që po qelb dynjanë , mashtruese dhe frikacake , është zaptuar nga një bandë maskarenjsh , sidomos sot , me në krye Baltozar Kosën e degjeneruar , Edvin Rama .

    Këta palaço kanë 30 vjet që bëjnë sehir sesi lëngon Shqipëria , kështu në 97-ën , në 98-ën , për Gërdecin , për vrasjet në Bulevard dhe për të gjitha bëmat e fashizmit shqipëtar . Kur afrojnë zgjedhjet , këta na thonë ne turmës: i shikoni ata , ata janë të ligj, ne s’jemi si ata , ne jemi të mirë !

    Jo more , 30 vjet ky avaz , dridhu e perdridhu si kurvat dhe sa mendoni t’a shtyni akoma ?!

    Popull i butë ne shqipëtarët , popull dele , por edhe delja në kafshët futet….

    30 vjet ky avaz , kjo tallje me popullin dhe kriminelët në vënd të ndeshkimit , janë shpërblyer nga PS langaraqe e tradhetare me poste të zgjedhura ……

    Bollë u kanë ndihmuar fashistët – gogoli Berisha , për të mbajtur pushtetin e pamerituar , ju debilët , impotentët dhe frikacaket e PS .

    Nuk ka PS me në krye Edvinin e degjeneruar .
    Bollë me lojen tuaj të ndyrë , nëse doni votën , pastroni partinë nga elementet e degjeneruar të marrë nga rruga e që s’i lidh asgjë me PS , veç kolltukut .

    Jini bërë të urryer , një mandat tjetër do t’u bëjë edhe më të urryer se Saliu .

    Në djall vafshi kufoma të qelbura politike !

    Reply to this comment
  9. laci February 20, 21:41

    I ashper Thano po nuk mund te thuash qe ska te drejte

    Reply to this comment
  10. Lili February 21, 20:41

    Perse personalizohet,
    Pajtohen me ju ne analizen pokonkluzionet per mu jane se Zotni Thano nuk mundet me perparuar ma larg sepse cdo here e pse nuk i çon ne fund: ka nje pengese mentale se po dhunon ´prinderit’ e tij !
    Nuk eshte çliruar nga rrethi i tij per te qene nje intelektual qe hap zhidhje, sepse kur vjen puna me permbyse sistemin nuk guxon se eshte pjese e sistemit, sado te doje me u larguar nuk arrin t’a beje kete as per nje te majte ma radikale , as per nje gjutje ne kosh te se majtes!
    Free yourself duhet me i thane! Guxo!

    Reply to this comment
    • gazetari February 22, 15:15

      Ore zotni, se po ngatarro zanatet.
      Thano eshte gazetar jo politikan.
      Kush i ka hy politikes, le ta zgjidhi, te reagoj PS dhe keta kurvat e mender politikes

      Reply to this comment
  11. oponenti February 21, 21:48

    Pergjigje komentuesit “time”

    Nuk ka diskutim qe Ramen dhe Bashen e B’rishes e bashkojne disa gjera..per shembull te dy jante federuar nga nje parelli I madh qe mbiemri I fillon dhe I mbafon me ‘S’
    .
    Te dy jane pjese e peshtirosur e paguar e hordhise kanibale antienveriste (respect per “banoret” e Spacit e Burrelit ne ato vite)

    . Te dy jane pjese e peshtirosur e demit rreth 15 miljon dollare te pallatit ne det prane Vlores qe i paguan taksapaguesit shqipfoles
    .
    Por ajo qe I ndan
    eshte se Basha
    eshte minister vrases I 21 janarit
    dhe Rama ishte viktime e tij me 4 “kokpalaret”..
    .
    Pra Lyl Basha eshte nje Xhaferr Deve Junior qe per fat te keq te Shqiperise dhe Amerikes nje sekt antshqiptar ne Usa akoma po na can menderen me luften kunder Kamutnizmit..
    .
    Edhe ai I treti qe u fut (Ilir meta) ka qene eshte dhe do jete nje koqe kandari qe punonjesit e bodrumeve nje here e cojne majtas nje here djathtas deri sa te shkoje ne te semes..

    o time..

    lexoje mire kete timin poshte

    Dakort te shkojne paria e Tiranes ne G.S por nese heqin Ramen me marifet dhe vene Lulin K/m ne menyre Arvizuore

    ky do jete pushtimi ( lexo poshtrimi)
    me I zi I Shqiperise per te gjithe kohrat
    ose sic thuhet

    Poshtrimi nga miqte
    qenka me I zi
    se pushtimi nga armiqte

    .

    Reply to this comment
  12. Adih February 22, 00:35

    Zoti i nderuar Thano !

    Per mua duhet te perdornit tjeter monedhe me keta rugace .
    Jane bythe e breke bashke me njeri tjetrin ,si muti mbas kepuces mender edukates, si PS e LSI e PD .

    Dy gjerat qe duhet te beheshin qe ne 91 duhesh ,E para te hapeshin dosjet e sigurimit famekeq te diktatures .

    E dyta :Duhesh te shkonte prona tek pronari i vertete .Shkoi tek keta dobice ,dja pa breke ne bythe e sot jane miliardiere .

    Duhet z Thano ti thoje ketyre fytyrave ,pse e genjyet pa pike turpi te gjithe popullin e ndershem e te pa perkryhur shqiptar, ,qe te tre PS LSI edhe PD per ligjin e zgjedhjeve ,konkretisht per listat e hapura ,ku i luajten rrushin ,.Propogantuan ne fillim ,me radhe tamam si pellasin derrat e uritur ne stalle te tyre , qe skane fare ushqim .Basha nga njera ane trumbetonte duam ne te PD lista te hapura ,e pastaj cohesh zari tjeter Rama dhe thonte do hapim listat e zgjedhjeve ?Finalja noc rrokun ,sic e perdorin shkodranet .Ping pongu vazhdon .Nuk ja vlen me u mare me keta rugace i nderuar zoti Thano .Keta jane pa dine e imane ..Do te them edhe nje gje ,pyeti pse nuk jeni ju kundershtare politike me njeri tjetrin .Dhe shembelli konkret eshte se, te gjitheve ketyreve per autojmjetet e tyre i vjen karburanti nga Wiena ,cilesi e pare ,kane pikat e tyre dhe furnizohen me tollana ,dhe ska perendi me florinje ,me ar e me euro e dollare te blej njeri aty , dhe populli furnizohet nga Kastrati , qe e perzien diten per diell ,me pelqimin e te gjitheve ketyre paleve .Ku eshte ai Brace xhuxhi , kllohun cirku ,qe i pelliste dikur ne opozite Berishes ,tamam si aktore ollivudi ,l e i perplaste letrat nga foltorja e parlamentit per gjemat e PD ,e konkretisht ju drejtonte Berishes ,me lejen e Rames dhe te Berishes ,prisni sa te vime ne ne pushtet ??Paj zotin i nderuar z Thano nuk ja vlen me u mare me keta delenxhinj e ganjeshtare e hajdute ,mos e harojme .
    .Me gjitha ate respekte , sidomos per karakterin tuaj .
    Ju faleminderit z Thano .

    Reply to this comment
  13. Bezhani February 22, 08:42

    Thano,je i madh

    Reply to this comment
  14. gjermani i fundit February 23, 08:25

    S’ke ci ben kesaj pune Thano. Degjo sugjerimin e Gjylametit, qetesohu dhe merre shtruar si ne kafene. Mentaliteti i politiksit te rradhes eshte i njejte per te gjitha palet: Leviz, tundu e shkundu sa te fitosh nje pozicion. Pastaj justifiko gomarlleqet e kryetarit me keshilla per tu qetesuar.Per popullin la gjithmone kohe ti japesh keto keshilla, fundja s’ka fiq per te tere. Por rendesi ka tu kujtosh gjithmone fiqte.

    Reply to this comment
  15. spiro gjyzeli February 23, 19:15

    Bravo z. Thano! Te kishte dhe shume gazetare si j,nuk do te ishim ketu ku jemi. Kjo Gjymezelameti dhe Spiropalja jane femrat me te peshtira te PS, qe mundohen te bejne kariere me bukurine e tyre, se nga mendja jane fycka fare.

    Reply to this comment
  16. Ela February 23, 19:17

    Po c pret nga politikan qe bejne sfilat mode cdo te enjte, ajo eshte politika per ta

    Reply to this comment
  17. kkb February 24, 13:21

    Kemi shkarku tre here nje hajdut nga dogana, e fut prape ne pune kjo Gjylameti.
    Te tille njerez jane, mbeshtesin bajgat se bajga jane dhe vete.
    Njerez pa personalitet, thjesht jesmena te kryetarve, te neveritshem per shembullin qe i japin shoqerise.
    Na kane bere me hije, nuk flasim dot se na heqin nga puna plehrat si keta

    Reply to this comment
  18. Paul Tedeschini February 25, 15:45

    Po mire mor, a nuk ka shkrim tjeter me lexue pose ketij te publikuem tash sa dite?

    Reply to this comment
  19. Sizifi February 27, 18:22

    Ahahaha, Thano, Thano e le lojen meqe ishte topi jot dhe penalltine do ta gjuante ai tjetri. Kaq per lirine e fjales dhe shtypit. Po pse mer Thano, ti kujton se vetem ti ke te drejte meqe boton ket pacavuren?
    Thano, po te jap nje sugjerim, qe sigurisht nuk je absolutisht i detyruar as ta lexosh, pa le pastaj ta vesh ne jete:
    Mblidh mbeturinat e partise se Hysni Milloshit, nqs ka mbetur ndonje partalle, beju kryetar dhe futu ne zgjedhjet e 25 Prillit. Jam i sigurt (sigurisht jo 100%) qe populli largpames shqiptar qe ruan ne zemer kujtimin e Legjendarit Enver Bastard Hoxha do te te votoje e do te jap 90 deputete ne parlament. Prej andej pastaj, e kupton vete ti, eshte vetem tatepjete, nderprisni marredheniet diplomatike me imperialistet, socialimperialistet dhe tre-botistet dhe ndizni nga e para kandilin buze Adriatikut po mundet te gjeni ndonje pike vajguri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim