VIDEO/ Shqiptarët kontrollojnë trafikun e prostitucionit në Milano sipas emisionit Le Iene

October 27, 2015 09:46

VIDEO/ Shqiptarët kontrollojnë trafikun e prostitucionit në Milano sipas emisionit Le Iene

Emisioni “Le Iene” i televizionit italian Italia 1 ka kryer disa filmime në Pavia dhe në Siziano të Milanos.

Sipas emisionit të njohur investigativ rezulton se shqiptarët janë drejtuesit kryesor të shfrytëzimit të vajzave po shqiptare për këtë qëllim.

Në shumë raste, prostitutat dhe tutorët flasin në gjuhën shqipe, ku lufta më e madhe bëhet për territorin.

Vajzat shqiptare të cilat kryejnë aktivitetin thonë se një pjesë të parave e dërgojnë në Shqipëri tek familjet e tyre, ndërsa pjesën tjetër ua japin tutorëve.

Sipas njërës prej vajzave, paguan rreth 1 mijë euro në muaj për vendin në rrugë, i cili ruhet me fanatizëm nga tutorët. Nëse dikush synon ta zërë këtë vend, vajza thotë se vritet.

Ja disa nga bisedat:

Gazetari: Sa fiton në muaj mesatarisht?

Vajza: 10.000.

Gazetari: Ku i çon kaq shumë para?

Vajza: I dërgoj në Shqipëri, ndërsa një pjesë ia dorëzoj tutorit.

Gazetari rrugës ka vëzhguar mbi 20 vajza shqiptare që prostituonin.

Gazetari italian ka angazhuar në emisionin e tij edhe një gazetar shqiptar që flet shqip me tutorët dhe prostitutat.

Tutori shqiptar: Ca **** kërkon këtu mor djalë? Po të interesojnë gocat tona ty? Nuk du me t’pa ktu mor djalë, a po kupton? Me ik!! A jena kuptu a jo tashi?

Prostituta shqiptare: Do të të kap prej flokësh! Zhduku që këtu! Zhduku dhe ti dhe ajo, bashkë. Çoje ku të duash, mua s’më intereson.

https://www.youtube.com/watch?v=IKOdwmoGnpw

October 27, 2015 09:46
Komento

1 Koment

  1. E po kjo pune! October 27, 11:06

    he me do nxirrni me foto te rradheve te bukes ne monizem!!!! Le qe dhe sot prape ka rradhe por te pakten atehere kishte miresi dhe respekt per femren… turp i madh qe femrat jane pazar i gjese se gjalle. Te dhjefsha mu ne sistem se nese e beme socializmin corap, demokracine as me dylbi nuk po e shohim akoma. E te mendosh se jemi kombi qe krijuam Kanunin me emer dhe sot i bejme kaq te zeza njeri-tjetrit….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*