VIDEO/ Si iu zhduk policisë skafi me 500 kg drogë

February 5, 2016 14:14

VIDEO/ Si iu zhduk policisë skafi me 500 kg drogë

Policia e Shtetit doli në një konferencë të posaçme shtypi për sekuestrimin e rreth 500 kg drogë në ujërat detare midis Shqipërisë dhe Italisë.

Drejtori i kufirit në Policinë e Shtetit, Genc Merepeza përsëriti të njëjtat informacione që kishin publikuar edhe më herët mediat italiane.

Sipas saj, dy skafistët që po transportonin drogën e kishin hedhur atë në det dhe ishin larguar.

Droga ishte nisur nga Shqipëria drejt Barit dhe trafikantët pasi u pikasën nga helikopterët e rojës bregdetare italiane e braktisën lëndën narkotike me qëllim që skafi të ecte më shpejt për t’u larguar drejt brigjeve të Malit të Zi.

Ata mundën të shpëtonin edhe pse ndiqeshin nga tetë skafe të policisë italiane dhe shqiptare. Sipas drejtorit të kufirit në Policinë e Shtetit, skafi ishte shumë i fuqishëm dhe i shpejtë.

Megjithatë, ai sqaroi se i dinë emrat e trafikantëve, por nuk mund t’i bëjnë të ditur. Sipas tij, shkëmbimi i drogës do të kryhej në det. /Dita/

 

February 5, 2016 14:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*