VIDEO: Si shtyhen dhe kërcënohen të rinjtë para plagosjes në Selitë

February 19, 2018 19:10

VIDEO: Si shtyhen dhe kërcënohen të rinjtë para plagosjes në Selitë

Videoja më poshtë zbulon momentin që i parapriu plagosjes me armë mes dy grupeve përpara një lokali në rrugën “Irfan Tomini”, në zonën e Selitës, ku të premten e 16 shkurtit u qëlluan dy persona.

Në lokalin e Florian Musait hyjnë fillimisht 3 persona. Ata e takojnë 25-vjeçarin i cili ndodhej në shoqërinë e dy të njohurve të tij në një nga tavolinat.

Ata që mbërrijnë, sipas grupit hetimor, janë pjesë e grupit të 27-vjeçarit Gjon Pelivani. Duket si një takim sqarues mes palëve, por situata tensionohet menjëherë.

Nuk mungojnë gjestet kërcënuese. Fillimisht shtyhen me duar duke i kërkuar llogari njëri-tjetrit. Pas fjalëve, në dritë kanë dalë armët, shkruan TvKlan. Në një moment shihet se si një person mban pistoletën në dorë duke kërcënuar publikisht Musain dhe ata që e shoqërojnë. Hetuesit thonë se edhe ky person që vjen menjëherë nga jashtë fsheh një armë poshtë xhupit jeshil që mban veshur. Ndërsa gjakrat janë nxehur dikush propozon që të sqarohen jashtë pasi siç tregon me dorë në lokal ka edhe kamera.

Sipas TvKlan, pas këtij momenti të gjithë kanë dalë jashtë ku palët i janë afruar një automjeti “Mercedez Benz”.

Edhe aty vazhdojnë të debatojnë me njëri-tjetrin derisa gjithçka ka përfunduar me përdorimin e armëve.

Akti banal nuk është kapur nga kjo kamerë sigurie, por policia thotë se ka pamje të tjera ku vërteton se ishte Florian Musai ai që ka hapur zjarr fillimisht ndaj grupit të personave që e kërcënonin.

Aty mbeti i plagosur në këmbë Gjon Pelivani, apo Valmend Pelivani. Nga shkëmbimi i zjarrit i plagosur mbeti edhe kamarieri 31-vjeçar Renato Hoxha.

Në pranga u vunë Pelivani dhe Musai ndërsa në kërkim janë shpallur 2 persona të tjerë. Ende nuk dihet motivi i saktë i konfliktit, ndërsa policia po heton ngjarjen në disa pista.

o.j/dita

 

February 19, 2018 19:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*