Video: Si u ekzekutuan në 7 sekonda Boran Bërçana dhe Silvana Ndoci

August 16, 2018 18:20

Video: Si u ekzekutuan në 7 sekonda Boran Bërçana dhe Silvana Ndoci

Është publikuar sot videoja e ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvana Ndoci, ngjarje e ndodhur në 15 korrik.

Në videon e publikuar nga Report Tv tregohet se si vrasësit i janë dashur vetëm 7 sekonda për të ekzekutuar çiftin në prezencë të fëmijës së tyre brenda në makinë.

Në video duket qartë që autori është një dhe i vetëm.

Ai afrohet qetësisht, armën e mban të ulur në fillim dhe qëllon me dorën e majtë në anën e Bërçanës. Ish-polici ka tentuar të lëvizë makinën por goditja ka qenë e menjëhershme.

Në video mund të dallohet se autori ka qëlluar me dorën e majtë, një specifikë që dallon disa nga vrasësit profesionistë në vendin tonë.

o.j/dita

August 16, 2018 18:20
Komento

2 Komente

  1. Saligradi August 16, 23:14

    Kjo video tregon qe dikush e ka filmuar, nuk eshte kamer sigurie.po si eshte e mundur te jete kaq i papergjegjshem mos te lajmeroje policine per 5 ore te tera????

    Reply to this comment
  2. edmond August 17, 08:39

    nuk kisha pare kamera sigurie qe dridhet nga frika! Zakonisht kamerat jane fikse, por kjo leviz…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*