Video/ Si u zbuluan dy shqiptarët e ISIS nga policia italiane

December 7, 2017 13:51

Video/ Si u zbuluan dy shqiptarët e ISIS nga policia italiane

Të tjera detaje dalin në dritë nga dëbimi i dy të rinjve shqiptarë nga Italia, me pretendimin se shfaqnin rrezik kombëtar dhe se kishin lidhje me luftëtarët e ISIS.

Mediat italiane raportojnë se pas hetimeve të policisë, rezultoi se shqiptarët, 23 dhe 24 vjeç, u përzunë pas kontrollit të imtësishëm të profileve të tyre në rrjetet sociale.

‘Il giornale’ shkruan se dy të rinjtë kishin publikuar në rrjetin social dokumente anti-perëndimore dhe antisemite edhe në përputhje me atentatet e bëra në Evropë, për të cilët përgjegjësia është marrë përsipër nga ISIS.

Po ashtu, në profilet e tyre të ‘Facebook’-ut shqiptarët kanë publikuar foto me armë në duar. Mediat italiane mes të tjerash shkruajnë se shqiptarët ishin pjesë e një grupi në aplikacionin Whatsapp ku fton për xhihad (Te jenë pjesë e ISIS). Ndërkohë, nga kontrollet e bëra në banesën e tyre, u sekuestruan kompjutera, disa celularë, të cilët do të shërbejnë në cilësinë e provës materiale.

Dy shqiptarët u shoqëruan nga policia në një anije të nisur nga Bariu, drejt portit të Durrësit dhe më pas iu dorëzuan autoriteteve shqiptare të anti-terrorizmit.

December 7, 2017 13:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*