Video/ Si vodhi shqiptari dhe serbi 7 milionë euro

April 28, 2016 09:37

Video/ Si vodhi shqiptari dhe serbi 7 milionë euro

Pas shtatë muajsh hetime, policia italiane, ka zbardhur vjedhjen e 7 milionë eurove në një vilë luksoze në Torino.

Për këtë policia ka vënë në pranga 4 persona mes tyre edhe shqiptari Zef Zefi, 41 vjeç.

Gjithashtu, bashkë me të janë arrestuar edhe serbi Denis Jovanoviç, si edhe nënë e bijë Silvi Lanza dhe Madalena Rici.

Grabitja ka ndodhur 8 muaj më parë, në një nga zonat më të pasura në Torino.

Dy gratë kishin zënë miqësi me pronaren e apartamentit, një e moshuar pasanike italiane.

Pasi ishin njohur me oraret kur ajo dilte nga apartamenti, kishin njoftuar shqiptarin dhe serbin që të kryenin vjedhjen.

April 28, 2016 09:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*