VIDEO / Skema 3D, rindërtohet dinamika e vrasjes në Dajç

October 4, 2016 19:52

VIDEO / Skema 3D, rindërtohet dinamika e vrasjes në Dajç

Pas dëshmive të marra nga personat e plagosur në masakrën e Dajçit dhe deklaratave të atyre që mundën t’u shpetojnë plumbave të 33 – vjeçarit Miklovan Parubi, grupi hetimor ka zbardhur dinamikën e asaj që ndodhi mbrëmjen e së hënës. Në bazë të këtyre të dhënave, Klan ka ndërtuar një skemë paraprake 3D, ku tregohen të gjitha lëvizjet e Miklovan Parubit.

Sipas dëshmive, autori i krimit të dyfishtë ka qënë në lokal, ku dyshohet se ka qenë duke luajtur poker. Pas një konflikti verbal me një nga personat, ai është larguar nga aty, për t’u rikthyer disa minuta më vonë me një kallashnikov në dorë. Ora ishte rreth 22:40 dhe brenda në lokal gjendeshin rreth 10 persona, një pjesë e të cilëve ishin ende duke luajtur poker.

Në tavolinë ndodhej edhe një nga viktimat, Gacalin Kopshti dhe të plagosurit Aleks Prendi, Ndoc Markaj, Vinçens Kopshti dhe Kidas Molla.

33 – vjeçari ka hyrë në lokal dhe pasi i ka kërcënuar ka nisur të qëllojë me armën tip kallashnikov në mënyrë të pakontrolluar.

October 4, 2016 19:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*