Video spektakolare: 1374 dronë në “vallëzim”

May 2, 2018 21:43

Video spektakolare: 1374 dronë në “vallëzim”

Një ekip kinez në provincën Shaanxi vendosi rekordin e ri “Guinness” në kategorinë “kush mban më shumë dronë njëkohësisht në fluturim”, përmes një shfaqjeje të mahnitshme me drita dhe 1.374 dronë.

Si pjesë e festivalit kulturor ndërkombëtar, dronët dhanë një shfaqje të jashtëzakonshme, duke krijuar formacione të ndryshme dhe tipare kulturore të provincës Shaanxi, e qytetit Xi’an.

Mizëria e dronëve me drita janë ndërtuar në Kinë dhe u kontrolluan nga një operator i vetëm, me një kompjuter, një nga kushtet për të thyer rekordin.

Teknikët thonë se kjo bën të domosdoshëm komunikimin e dronëve me njëri-tjetrin për të fluturuar pak centimetra larg dhe për të shmangur përplasjet, diçka që këtë herë rezultoi tej mase e suksesshme.

o.j/dita

May 2, 2018 21:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*