VIDEO/ Tahiri flet në Kuvend, përlotet kur përmend 21 Janarin dhe…

September 12, 2017 21:59

VIDEO/ Tahiri flet në Kuvend, përlotet kur përmend 21 Janarin dhe…

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur sot në Parlament për herë të parë si deputet i legjislaturës së re.

Tahiri foli gjatë për politikën, përbaltjen, drejtësinë dhe politikanë që sipas tij duhet të ishin në burg.

Sipas tij, drejtësia është ajo që ka demonizuar politikën, ka liruar vrasës dhe i ka futur në Parlament. Ai madje u përlot duke folur për 21 Janarin dhe familjarët e katër protestuesve të parë.

Tahiri tha se ai nuk e mendon dot si Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha janë sot në Parlament.

“Politiken njerëzit në këtë vend e shohin me përçmim. Në çdo seancë hedhim baltë ndaj njërit-tjetrin. Kemi pasur edhe aleatë. Drejtësia ka qenë aleati jonë më i madh për neverinë që shqiptarët kanë për politikë.

Drejtësia i ka falur ca vrasës, ca të tjerë nuk i ka gjykuar, ca të tjerë i ka amnistuar. Të gjithë bashkë sot këta fshihen në Parlament apo në ndonjë godinë tjetër shtetërore, duke mos na kursyer as ne as shqiptarëve dënglat moralin.

Politika e ka aftësinë neveritëse. Kush ka mbyllur gojën nga ne. Sot prapë këtu jemi. Më falni që po bëj emra, por unë nuk rri dot.

Nuk e mendoj sot se si Fatmir Mediu është në Parlament dhe s’është gjykuar ende. Nuk e kuptoj se si Basha është këtu dhe i ka bërë bisht drejtësisë. Për Ziverin, Aleksin, Hekuranin….

Ky është turp për drejtësinë, është turp për parlamentin”, tha Tahiri.

September 12, 2017 21:59
Komento

2 Komente

  1. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. September 12, 22:25

    O Tahiri,cjane keto lot krokodili qe leshon per te mashtruar dhe shqyer prene e rradhes!,A nuke ishit ju 4 vite ne qeveri,dhe me e madhja si minister i bendshem?A nuke i kishit te gjithe mundesite qe ti tregonit vendin,ashtu sikurse ja tregut nje fshatari, perse ne token e tije ai ndertoje nje stre per dimer per bagetine qe mos ti zinte as shiu dhe as bora,dhe e gjitha kjo vetem e vetem per te mbajtur famijen,familje qe qeveria juaj i la nen mnimumin e minimumit per te jetuar? O Tahiri,po per drogen qe mijra fatkeqe shkuan apo po shkojne nga kjo bote ne boten e pertejshme,cfare mund te na thuash,se forcat i kishe per ti mbjelle e korrur,apo shitur drogen besoj,doge qe i qe i fiku jeten atyre fatkeqeve femije e pleq qe kishin humbur shpresat per jeten,po per to te ishin thare lotet?O Tahiri a i keni thene ndonjehere vetes MJAFT me,bashkejetes me riciklimin e botes se krim-korrupasionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet,apo beme baba krokodil qe te ngjajme i thone ketyre loteve dhe ketije referati parlamentare brenda ligesise?Drejtesia do te behet,doni po nuke doni ju, o te pabreke qe ju la dita dhe miljonere e bashkefajtore ju ngrysi nata.Dretesia do te behet ngase e kerkon me force SOVRANI,USA dhe BE-ja.

    Reply to this comment
  2. Krokodil socialist... September 13, 09:04

    Pseudo-politikane qe kur jane ne opozite e shqyejne gojen si hipopotani dhe sa vene mullaqet mbi karriget e pushtetit u ngjajne atyre mijusherve qe mundohen te fshihen prapa gishtit.

    Kënga e krokodilit…

    Lëri lotët se s’të shkojnë,
    Jo nuk qaj, po e kam zakonë…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim