(VIDEO) Tifozët e PAOK-ut shkaktojnë kaos në Selanik

March 2, 2016 22:16

(VIDEO) Tifozët e PAOK-ut shkaktojnë kaos në Selanik

Kaos në Selanik. PAOK-Olimpiakos, ndeshja e vajtjes në gjysmëfinalen e Kupës së Greqisë, ka degjeneruar në dhunë masive, teksa ishin tifozet vendas, ata të Selanikut, që u futën në fushën e lojës duke u konfrontuar me policinë.

Motivi ka qenë arbitrimi tendencioz që jo vetëm nuk i ka dhënë penallti skuadrës së Ergys Kaçes, por edhe ka nxjerrë me të kuq sulmuesin Mak, që edhe shënoi golin për bardhezinjtë.

Në momentin e ndërprerjes, në minutën e 89-të, Olimpiakosi kryesonte 2-1. Prej minutës së 62-të u aktivizua edhe mesfushori ynë Ergus Kaçe te PAOK-u, që tashmë rrezikon një dënim shumë të rëndë.

March 2, 2016 22:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*