VIDEO: Tifozët shqiptarë elektrizojnë Glasgown

September 10, 2018 18:26

VIDEO: Tifozët shqiptarë elektrizojnë Glasgown

 

Kombëtarja nuk do të jetë vetëm në transfertën e mbrëmjes së sotme ndaj Skocisë.

Dhjetëra tifozë kuqezi  që kanë udhëtuar nga Shqipëria e Kosova, por nuk mungojnë edhe emigrantët tanë në Angli e vende përreth do të jenë në “Hampeden Park” për të mbështetur kombëtaren tonë.

Pasi janë rikthyer në mbështetje të kombëtares që në fitoren 1-0 ndaj Izraelit, “Tifozët Kuq e Zi” kanë filluar ta ndezin atmosferën në Glasgow disa orë para fillimit të ndeshjes.

Këngët, brohoritjet, tundja e shalleve kuqezi, “tam-tamet” e tupanit janë “menuja” e shpalosur nga tifozët shqiptarë nga mesdita e në vazhdim. Njëri nga udhëheqësit e “TKZ”, që nuk lë stadium të botës pa shkuar, kur luan kombëtarja shqiptare, Ramadan Tërstena, ka hedhur një video në faqen e tij në Facebook, ku tregon më së miri atmosferën para ndeshjes, me ngjyrat kuqezi.

l.h/ dita

September 10, 2018 18:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*