VIDEO / Tiranë, pamjet e grabitjes së kazinosë në Komunën e Parisit

January 16, 2016 16:32

VIDEO / Tiranë, pamjet e grabitjes së kazinosë në Komunën e Parisit

Grabitja e Kazinosë mbrëmjen e së premtes në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet është kryer për një kohë shumë të shkurtër.

Autorëve u kanë mjaftuar më pak se dy minuta për të marrë sasinë e lekëve që ndodheshin në kasafortë.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se në bazë të informacioneve të grumbullura deri më tani rezulton se dy janë personat që kanë kryer grabitjen.

Siç shihet dhe nga pamjet të siguruara nga Televizioni Klan njëri prej autorëve mbante në dorë një çantë ngjyrë blu ndërsa tjetri e kërcënonte me pistoletë punonjësin e kazinosë.

Që në momentin e parë ata i kanë thënë punonjësit të sigurisë të ulet përtokë dhe më pas kanë bërë kontrolle në banak dhe kasafortën që gjendej pranë tij.

Sic duket edhe në pamjet e marra nga kamera e sigurisë autori është i veshur me tuta ngyrë blu e errrët, doreza për të mos lënë gjurmë,  xhup të zi me shirit të bardhë dhe atlete ngjyrë kafe me të bardhë.

Sipas dëshmive të punonjësve të kazinosë të dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore, dy autorët kanë shfrytëzuar momentin kur nuk kishte klientë dhe stafi po futej në kazino pasi kishin qëndruar për të pirë cigare.

Sipas policisë kanë marrë rreth 1 milion lekë të vjetra  në kasafortë dhe sende me vlerë në sirtarët e banakut.

Pavarësisht hetimeve policia ende nuk ka asnjë person të arrestuar si autor të ngjarjes./klan

https://www.youtube.com/watch?v=adEHG7T5W0w

January 16, 2016 16:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*