VIDEO/ U arrestua dje në Lezhë, cila është e kaluara kriminale e “sulltanit” shqiptar të prostitutave

October 15, 2017 09:44

VIDEO/ U arrestua dje në Lezhë, cila është e kaluara kriminale e “sulltanit” shqiptar të prostitutave

 

38-vjeçari i arrestuar dje në Lezhë  ka një të kaluar të errët, ndërsa është një emër i njohur i krimit në Itali dhe Angli.

Nin Lalaj, i shpallur në kërkim prej muajit mars të këtij viti, për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u arrestua dje në Shqipëri, por fama e tij në vepra kriminale është më e madhe.

Lalaj ka drejtuar prej vitesh një rrjet të shfrytëzimit të prostitutave në Italinë e Veriut.

Fama e tij është e madhe edhe në Angli, aty ku është arrestuar rreth dy vite më parë për llogari të shtetit italian.

Në Itali, shqiptari njihej me nofkën “sulltani” dhe konsiderohet si një nga bossët e shfrytëzimit të prostitutave në Italinë Veriore.

Fillimisht ai është pikasur në vitin 2013-të si personi që shpërndante prostitutat në zonën e Pavias, ndërsa në kuadër të operacionit të koduar “Alba Nostra 2” në mars 2015 u arrestua sërish si kapoja i një rrjeti të madh prostitutash, plot 200 të tilla, bashkë me 17 persona të tjerë.

Lalaj është një emër i njohur i krimit në Itali dhe në Angli. Gjatë operacionit të policisë në Italisë, ai u kap duke bërë orgji me disa vajza në banesën e tij.

38-vjeçari njihet si një person i ashpër dhe i pamëshirshëm. Ai akuzohet gjithashtu për përfshirje në disa vrasje.

NJOFTIMI I POLCISË

“Më datë 14.10.2017, nga Seksioni kundër Narkotikëve në D.V.P.Lezhë , në bashkëpunim me FNSH Tiranë, pas një pune të mirorganizuar bazuar në informacione policore, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e personit të shpallur në kërkim me inicialet N.L, 38 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Shkodër për veprime të mëtejshme proçeduriale.

October 15, 2017 09:44
Komento

1 Koment

  1. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan bijte e diktatures komuniste dhe mostrat e saje. October 16, 07:10

    Me se fundi politika me policine e saje u bind te arrestoje mashat dhe financieret e saje.Tashme I mbetet pseudo prokurorise dhe gjykatesve te korruptuar te zhdukin gjurmet e krimit,si gjithmone.Ne moralin e prokuroreve eshte te zbulojne tutoret e kesaj mostre,qe parlamentin e kane kthyer ne nje stre per ujqer e cakej qe nuke kane te ndalur ne ligesi nga fuqia e pushteteve.Ndyshe do te behen pale me krimin ne bangen e akuzes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim