Video / Veliaj fiton sfidën, ambasadorët dhe qytetarët tejmbushin Amfiteatrin

May 31, 2018 16:43

Video / Veliaj fiton sfidën, ambasadorët dhe qytetarët tejmbushin Amfiteatrin

 

Amfiteatri ia ka dalë që të sjellë qytetarët pranë artit, por njëkohësisht edhe pranë natyrës.

Përmes një spektakli fantastik të organizuar nga Bashkia e Tiranës, qindra qytetarë të Tiranës mbrëmjen e djeshme ndoqën për disa orë numrat e ndryshëm muzikorë dhe të baletit.

Binte në sy edhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme e trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, si ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schütz, ambasadori i Austrisë Johann Sattler, Ambasadori italian Alberto Cutillo, Ambasadori i Japonisë Makoto Ito etj.

Për herë të parë, bashkë në një natë, nën tingujt e hënës, 400 artistë u ngjitën në skenën e Amfiteatrit të Tiranës e cila ishte mbushur plot e për plot nga qytetarë të gjithë grupmoshave për të ndjekur koncertin e mbushur me surpriza të përgatitur nga Bashkia e Tiranës.

Artdashësit e kryeqytetit kishin mundësi që të ndiqnin tingujt e Olen Cesarit, pjesë muzikale, balet, simfoni, arie, uvertura si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar. Nën dirigjimin e Noorman Widjaja, interpretoi Orkestra e RTSH, Fanfara Tirana, Kori i T.K.O.B & balerinë solistë nga Shkolla e Baletit.

Tirana ka tashmë një tjetër skenë, që do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar Parkun e Liqenit Artificial në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

a.s/dita

May 31, 2018 16:43
Komento

6 Komente

  1. Liqeni May 31, 16:57

    Pse nuk ndërtojnë shpella, moçale, xhungla?
    Pse ndërtojnë qytetërim, shtet dhe qytet?
    Kjo nuk është porosi e bizantinëve dhe osmaneve, Serbisë, Greqisë, Rusisë.
    Keto nuk iu pelqejne kafsheve, dembelëve, të paaftëve, egersirave, te palareve, parazitëve, erëqelbësve.

    Reply to this comment
  2. sivaak May 31, 17:16

    Me mire shpella e Viçidolit. Eshte BIO natyrale.Kjo qe ben trafikanti Veliaj eshte fallso.

    Reply to this comment
  3. shvejku May 31, 17:27

    Ftoji ambasadoret dhe artistet te vizitojne kryevepren tende 3 vjecare,o kryebashkiaku me i sukseseshem ne botre,GETON e YZBERISHTIT me 50 mije banore,qe ka 2 stadiume ku do zhvillohen lojrat olimpike te vitit 2500,4 pallate sporti,5 amfiteatro me nga 3 mije vende secili,7 pishina olimpike, Disneyland-i me i madh ne bote ku mund te luajne 10 mije femije,qenra e fluturimeve kozmike ku do nisen se shpejti fluturimin anijet kozmike “ARIANA-7”,nje aeroport nderkombetar per carterat turistike,nje port jahtesh,nje metro me lidhje Tirane-Bari nen detin Adriatik etj!
    Ftoji te marrin pjese ne koncertin GALA qe do jepet ne katin e 120 te gratacieles me te madhe ne Ballkan krejtesisht falas!

    Reply to this comment
  4. kasem gahinji May 31, 17:44

    ae shikoni gjekundi shyqyriun civil goxhist,sazangurist,kalaist,qeleshist?po beun qe lindi kerric?ne filmin 14 vjec dhender,prifti thote-“te mos hedhe dhe kush nuk e deshi nde kete jete”.dhe te gjithe hodhen dhe.

    Reply to this comment
  5. CENI May 31, 18:30

    Ka zera qe thone se LU-ja ka rishkuar perseri tek kopeshti zoologik per tu rilutur kafsheve ti bashkangjiten PD-se ne protesten e radhes per dhunen e ushtruar ndaj gazetarucit Kasmi!

    Reply to this comment
  6. Arben June 1, 06:29

    Pretendent per lidr botror

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*