VIDEO/ “Vetëm për një vit na duhej Enver Hoxha”

April 12, 2016 19:53

VIDEO/ “Vetëm për një vit na duhej Enver Hoxha”

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Idriz Blakaj, ka thënë në një prononcim për Info Magazine në Klan Kosova, se do të donte ta kthente të paktën për një vit, regjimin e ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha edhe në Kosovë.

“Nga njëherë po them se po të kisha mundësi do ta ktheja për një vit në Kosovë, sepse vjedhjet nuk do i kishte lejuar”, ka thënë Blakaj.

Këto komente Blakaj i ka dhënë duke folur për mundësinë e ndërtimit të një përmendoreje të ish-diktatorit shqiptar në Kosovë, nga një grup përkrahësish të Enver Hoxhës.

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale është organ i pavarur për projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

April 12, 2016 19:53
Komento

25 Komente

  1. SH.KOLONJA April 12, 20:26

    PER HIR TE SE VERTETES DUHET PRANUAR SE KA TE DREJTE!
    Nuk mund te rilinde shteti shqipetar e aqe me teper ai i Kosoves pa nje ‘diktature’ te perkoheshme.Shembull ne Ballkan jane junta e koloneleve ne Greqi!
    P.S-nuk behet fjale per buste por per nje realitet e domosdoshmeri pas 25 vjet turpi i Ballkanit dhe Europes.

    Reply to this comment
    • pas gjysem shekulli PROFECIA E XHAXHIT DOLI... April 13, 01:29

      Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

      Në kuadrin e kaosit dhe të shqyerjes në mes klikave të Jugosllavisë, Kosova dhe banorët e saj shqiptarë gjenden kurdoherë të ekspozuar ndaj rreziqeve të mëdha.
      Rivaliteti për dominimin në mes serbëve dhe kroato-¬sllovenëve, në mes grupit të Titos dhe atij të Rankoviçit, ka reperkusionet e veta dhe pasqyrohet edhe në Kosovë e në viset e tjera shqiptare në Jugosllavi (në Maqedoni e në Mal të Zi).
      Barbarizmat e mëparshme në kurrizin e shqiptarëve nga klika Tito-Rankoviç dhe këlyshët e saj shqiptarë, tash, sa për sy e faqe dhe përkohësisht kanë marrë një formë tjetër.
      Politika e grupit fitues të Titos në Kosovë predikon se “të gjitha të këqijat atje i ka bërë Rankoviçi dhe UDB-ja, prandaj ato tash morën fund”; “Titoja është shpëtimtari i kosovarëve”; “Titoja
      u jep liri të madhe dhe ka besim te shqiptarët”, prandaj mbështen ata krerë që Rankoviçi i kishte mënjanuar; thotë që “shqiptarë të vini më shumë në drejtim”, dhe këta, hëpërhë, nuk i shqetësojnë kur kritikojnë njerëzit e UDB-së.
      Edhe për kalamanët është e qartë, se politika titiste kundrejt shqiptarëve, është ajo e egra, e mëparshmja, por Titos në kuadrin e përleshjes me serbët e Rankoviçit, i duhet ta zbutë ca me shqiptarët, i duhet që këta të mos i nxjerrin telashe, dhe, mundësisht deri sa të forcojë pozitat, t’i ketë nga ana e tij. Kjo është një politikë koniunkturale e Titos, për t’u kthyer shpejt tek e vjetra.
      Titoja e di, dhe është i bindur se shqiptarët e Kosovës janë armiqtë e tij nga më të vendosurit, dhe ata s’mund t’i bëjë kurrë me vete. Ai me vete ka vetëm disa krerë dhe jo popullin, dhe është mbi këta krerë që ai llogarit, me këta ai përpiqet të gënjejë shqiptarët.
      Pra fitorja e popullit të Kosovës deri në vetëvendosje duhet të vijë dhe të organizohet, në një rrugë të gjatë, plot vuajtje, mundime dhe sakrifica nga vetë populli dhe jo nga këta krerë të shitur shqiptarë.
      Populli i Kosovës mund të udhëhiqet drejt në këtë rrugë e të fitojë të drejtat e tij të plota, vetëm nga revolucionarë të vërtetë shqiptarë kosovarë. Kjo është konditë absolutisht e domosdoshme për sukses.
      Të dhënat që dihen janë këto: Kosova e viset e tjera shqiptare në Jugosllavi, pjesë të Shqipërisë, u shkëputën nga mëma e tyre prej fuqive imperialiste dhe iu dhanë mbretërisë serbe. Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë. Xhelatët serbomëdhenj bënë kërdinë mbi shqiptarët, për t’i shfarosur krejtësisht. Shqiptarët rezistuan heroikisht dhe gjenocidi i praktikuar nga shovinistët serbo-malazezë nuk u dha rezultatet që ata pritnin. Urrejtja e shqiptarëve kundër serbëve dhe malazezëve, me të drejtë, u ngrit në kulm dhe s’ka dyshim që kjo u zhvillua në rrugën nacionaliste. S’kishte si të bëhej ndryshe, në një vend, ku s’kishte fare lëvizje komuniste. Dëshpërimi i bie në këtë rrugë.
      Popullin shqiptar të Kosovës, Lufta Nacionalçlirimtare e gjeti të papërgatitur, dhe jo vetëm kaq, por ltalia fashiste, fashizmi gjerman dhe kuislingët shqiptarë, përhapën, pompuan dhe predikuan, duke marrë dhe masa konkrete, “Shqipërinë e madhe”. Kosova gjoja iu bashkua Shqipërisë dhe kështu gjoja u realizua ëndrra.
      Kjo natyrisht ishte një blof, një koniunkturë fashiste, për të shuar në Kosovë çdo lëvizje, çdo kryengritje antifashiste.
      Ne atdhetarët shqiptarë, nga ana jonë ndihmuam sa mundëm në Kosovë që populli të ngrihet. PK e Jugosllavisë nuk e ndihmoi drejt popullin e Kosovës, bile e pengoi luftën e vërtetë nacionalçlirimtare të tij dhe kjo u kuptua më qartë më vonë. Në fillim lufta nacional-çlirimtare e popullit të Kosovës mbeti, si me thënë, më shumë luftë “kuadrosh” që luftonin në Kukës e në Tropojë, nën drejtimin e Partisë sonë. Më vonë, pas çlirimit të Kosovës, të Malit të Zi e të Dibrës, këta “kuadro” i kaluan PK të Jugosllavisë dhe udhëheqja e Kosovës kaloi nën drejtimin e Beogradit.
      Që pas çlirimit, klika e Titos me një mijë mënyra që më vonë u bënë të qarta për këtë problem, neve na i vuri kufijtë te thana. Nën maskën e komunizmit e të internacionalizmit ai bëri si deshi në Kosovë e në viset e tjera shqiptare në Jugosllavi (në Malin e Zi, në Maqedoni). “Vetëdeklarimi” e “vetëvendosja” e popullit të Kosovës për të qenë pjesë përbërse e Serbisë dhe për të qëndruar e bashkuar me RFJ nuk ishte as “vetëdeklarim” as “vetëvendosje”. Përkundrazi, siç doli më vonë, gjithçka ishte bërë me urdhër e me diktat nga Beogradi.
      Problemi i trojeve shqiptare të Kosovës e i viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi, të aneksuara me forcë Jugosllavisë për ne ka qenë shumë delikat e kompleks. Ne, si shqiptarë e si kornunistë, me ndërgjegje të plotë, coptimin e atdheut tonë e kemi quajtur një padrejtësi shumë të madhe historike. Pa u futur në konsiderata historike të së kaluarës, faktet dëshmojnë se Shqipëria dhe populli shqiptar, me gjithë luftrat e vazhdueshme heroike për të fituar lirinë dhe pavarësinë, fuqitë e mëdha imperialiste dhe fqinjët shovinistë u kanë bërë padrejtësi të mëdha. Shqipërinë e kanë gjymtuar në të gjitha anët e kufijve të saj dhe në rrezik copëtimi ka genë e gjitha. Toka që i përkasin Shqipërisë, toka që banohen nga shqiptarë, si Kosova, pjesë të Maqedonisë dhe të Malit të Zi iu bashkuan, padrejtësisht, Jugosllavisë së kralëve serbokroatë. Nga çdo pikëpamje që ta marrësh kjo ka qenë e mbetet një e vërtetë e hidhur dhe etnia shqiptare e këtyre trojeve për ne ka qenë dhe mbetet një çështje e padiskutueshme. Serbomëdhenjtë kanë zhvilluar një politikë të egër shoviniste, antishqiptare në kurriz të shqiptarëve në Jugosllavi, me qëllim që t’i shfarosnin fizikisht e sa për të drejta të tjera as që mund të bëhet fjalë.
      Ne jemi të bindur se problemit nacional i jepet zgjidhje e drejtë vetëm nga teoria marksiste-leniniste, nga partitë komuniste, nga socializmi, prandaj kur nuk e njihnim akoma tradhtinë e Titos, ne e mendonim që edhe problemi i Kosovës mund të zgjidhej si duhet vetëm nga dy vendet tona, nga dy partitë tona, nga dy popujt tanë dhe nga vetë populli shqiptar autokton në Jugosllavi. Ne duhej të punonim që të piqej problemi derisa shqiptarët në Jugosllavi të vendosnin vetë nëse donin të bashkoheshin me atdheun e tyre socialist, Shqipërinë, e, nëse do të shpreheshin për këtë, askush nuk duhej t’i ndalonte ata që të bashkoheshin. Njëkohësisht ne mendonim se atyre duhej t’u krijohej e drejta të shpreheshin edhe për ndonjë zgjidhje tjetër, për shembull, nëse do të donin të jetonin si republikë më vete, apo të bashkuar me tjetërkend. Ky ishte qysh gjatë Luftës Nacionalçlirimtare mendimi ynë për problemin e Kosovës, por, në atë periudhë, kryesore për ne ishte që popujt tanë të ngriheshin në luftën e përgjithshme kundër pushtimit fashist.
      Dhe ne kryem detyrën tonë dhe jo vetëm brenda kufijve tanë. Që përpara Çlirimit shumë shqiptarë me komunistët në krye, e aq më shumë kur dy divizione të Ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare shkuan në ndihmë të popujve të Jugosllavisë, bijt e bijat e popullit tonë, përkrah luftëtarëve jugosllavë luftuan heroikisht dhe derdhën gjakun e vet për çlirimin e popujve të Jugosllavisë.
      Më vonë kur të krijoheshin kushtet e mundësitë, mendonim ne me zemër të pastër e duke u nisur nga mësimet e marksizëm¬leninizmit, kur në pushtet të vinin partitë komuniste, atëherë çështja e Kosovës dhe e viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi mund të zgjidhej drejt e përfundimisht dhe sipas dëshirës së vetë popujve. Ne, pra, niseshim nga ajo që lëvizja nacionalçlirimtare jugosllave udhëhiqej nga një parti komuniste, se kjo lëvizje ishte një luftë popullore, antifashiste, përparimtare, për socializmin, prandaj nuk mund të vihej imediatisht në diskutim çështja e kufijve të vjetër jugosllavë dhe në mënyrë të posaçme çështja e Kosovës dhe e viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi.
      Pikëpamjen e Partisë sonë Komuniste për këtë problem të madh, midis të tjerave unë ia thashë qartë Titos, në takimin që pata me të në Beograd në qershor të vitit 1946. Kosova, i thashë Titos, dhe viset e tjera me popullsi shqiptare në Jugosllavi, janë toka shqiptare që fuqitë e mëdha padrejtësisht ia shkëputën Shqipërisë; ato i përkasin Shqipërisë dhe duhet t’i kthehen Shqipërisë.
      Titoja, pasi më dëgjoi, m’u përgjigj se ishte dakord me pikëpamjet e mia, se edhe ata dëshironin t’ia kthenin Kosovën Republikës Popullore të Shqipërisë, veçse këtë nuk mund ta bënin menjëherë, sepse reaksioni serbomadh dhe të gjithë popujt e jugosllavisë nuk do ta kuptonin një gjë të tillë dhe do t’na nxirrnin telashe. Këtë “pengesë” nxori Titoja, prandaj unë ia ktheva që në rast se nuk e kuptojnë sot, duhet ta kuptojnë nesër.
      Pra Titoja pranoi që Kosova duhej t’i kthehej Shqipërisë, por në fakt ai blofoi, sepse kishte qëllime të tjera ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar, që u zbuluan më vonë.
      Populli i Kosovës nuk u pyet për të ardhmen e tij. Ky është fakt. Dhe një nga arsyet për të cilat nuk u pyet, është gjoja se, siç thonë, “në përgjithësi” nuk mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare. Kjo nuk është tamam kështu. Populli i Kosovës është trim, i guximshëm, por nuk u qartësua e nuk u organizua politikisht në kohën e duhur. Këtë edhe ne nuk e bëmë sa duhet dhe nuk kishim shumë mundësi konkrete për ta bërë. Por këtë nuk e bënë as jugosllavët, pse Titoja e Tempoja nën maskën e komunistëve, ishin shovinistë e antishqiptarë të egër.
      Kështu që shumë njerëz nga populli kosovar, në një moment krucial të historië së tij, u mashtruan nga ide të vjetra, ku dominonin nacionalizmi shqiptaromadh, irredentizmi dhe besimi se zgjidhja e problemit do të bëhej përpara nga “fuqitë e mëdha”. Pas çlirimit dhe “vetëvendosjes”, titistët vendosën administratën e tyre, organizuan “partinë”, propagandën dhe nën maskën e shovinizmit më barbar, bënë mbi shqiptarët kërdinë që dihet.
      Populli shqiptar i Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe, ka rezistuar, ka luftuar me mënyrat e tij për t’i shpëtuar shfarosjes. Ai është mbrojtur me guxim e fuqimisht, politikisht dhe hapur nga ne, dhe jo vetëm me luftën heroike që i bëri titistëve tradhtarë.
      Për fat të keq, lufta e shqiptarëve të Kosovës, për të drejtat e tyre demokratike, nuk është e organizuar, nuk është e udhëhequr, është e çoroditur politikisht dhe organizativisht. Ajo ndjek me shumë pak ndryshime tiparet e vjetra të paraçlirimit. Dilet me parullat “luftë për t’u bashkuar me Shqipërinë”, lejohet emigrimi në masë në Turqi, pa organizuar punën që asnjë të mos lëvizë nga trualli i të parëve, lejohet të shesin tokën, nuk luftohet sa duhet dhe si duhet për të përfituar nga lëshimet që titizmi është i detyruar të bëjë, si shkolla shqipe etj., por organizohen “grupe sekrete” që s’kanë asnjë sekret për udbashët. Vazhdohet më në fund dhe kjo ka rëndësi të madhe, pa marrë në konsideratë popujt e jugosllavisë, luftën dhe rezistencën e tyre, të hapët e të maskuar, por me pikëpamje joreale, të gjithë të futen në një thes dhe mendohet se lufta e tyre do të ketë sukses jashtë kuadrit dhe koniunkturave aktuale. Çështja e Kosovës nuk është e lehtë dhe as nuk mund të zgjidhet aq shpejt sa mendojnë disa kosovarë me vullnet të mirë. Kjo është një çështje politike, në radhë të parë, dhe po u pa drejt politikisht atëherë çdo gjë vihet në rrugë të drejtë, fillohet puna nga a-ja me durim, me kujdes dhe jo me rrëmujë e pa perspektivë të qartë, se ku do të shkohet dhe si do të shkohet. Për sa i përket se ku dhe kur do të mbërrihet, ajo s’mund të përcaktohet, se s’varet vetëm nga dëshira.
      Populli i Kosovës duhet të kuptojë në mënyrë të qartë, se RP e Shqipërisë nuk mund ta atakojë ose ta sulmojë Jugosllavinë. Në qoftë se Jugosllavia atakon Shqipërinë, ai është problem tjetër. Shqipëria do të mbrohet, do të luftojë dhe do të fitojmë. Atëherë edhe problemi i Kosovës do të vihet krejt ndryshe.
      Ekzistenca e RP të Shqipërisë, e fortë, e lirë dhe sovrane është një fitore e madhe për popullin e Kosovës dhe luftën tonë kundër titizmit. Ata duhet ta konsiderojnë ate një ndihmë të rëndësishme për ta, ta ndjekin zhvillimin e saj me kujdes dhe të mësojnë prej saj, të kuptojnë nga rruga e Partisë sonë ç’do të thotë politikë e drejtë dhe luftë e drejtë. Ndryshe, ata do të gabojnë, do të ëndërrojnë, do të ecin me iluzione, dhe do të bien nën goditjen e reaksionit titist.
      Momentet aktuale, kur regjimi titist është në krizë, dhe kur është i detyruar për arsyet që thamë më lart “T’iu buzëqeshë shqiptarëve”, populli i Kosovës dhe njerëzit e pjekur dhe politik të tij, jo vetëm që nuk duhet të gënjehen nga demagogjia titiste, por duhet të përfitojnë. Si? Të ngrihen me armë ? Ky do të jetë një gabim fatal dhe një gjë e tillë s’mund të ketë sukses, pa e përgatitur këtë shumë kohë më parë. Për luftë s’mjafton vetëm guximi dhe trimëria individuale. Revolucioni është një çështje nga më seriozet, më seriozja dhe ai përgatitet, pastaj shpërthen, ai piqet, pastaj bëhet. Nuk mund të shkohet nga parimi i gabuar antimarksist se “meqë shqiptarët e Kosovës janë kundër serbëve” kryengritja do të marrë zjarr dhe do të ketë sukses. Në këtë rrugë do të ketë disfatë.

      Lufta e armatosur në Jugosllavi duhet të jetë njëkohësisht dhe kryesisht kundër regjimit reaksionar titist. Kjo s’mund të bëhet pa popujt e Jugosllavisë dhe pa vëllazërim me ta, pavarësisht se kush e jep sinjalin, shqiptarët, serbët, malazezët apo kroatët, dhe natyrisht flas kurdoherë për kryengritësit revolucionarë, dhe jo për rankoviçistët e të tjerë, që edhe këta mund të dalin në mal dhe të luftojnë për qëllimet që dimë.
      “Lufta e izoluar e Shqipërisë” me një Jugosllavi të tillë, është vetëvrasje.
      Aktualisht çështja për kosovarët vihet që të përgatiten, të përfitojnë nga kjo situatë, për të forcuar pozitat në vend, për të kërkuar me këmbëngulje të drejta demokratike legale më të mëdha, për t’i konsoliduar këto të drejta dhe të gjitha këto të shërbejnë si njëfarë baze për përgatitjen e përgjithshme e të shumanshme. Udhëheqësit shqiptarë në Kosovë, megjithëse janë të komprometuar dhe, kush më shumë e kush më pak, janë të shitur te titizmi, ata prapëseprapë janë shqiptarë, por shovinistë shqiptarë, plus dhe revizionistë. Atyre nuk duhet me u pasë besim, por duhet me u gjetë pikat e dobëta (jo në rrugë agjenturore, po politike) që të lëkunden, dhe qoftë edhe jashtë vullnetit e dëshirës së tyre të lejojnë nga zori, dhe në rrugë legale, forcimin e pozitave të shqiptarëve në Kosovë e në viset e tjera shqiptare. Por që të bëhet një punë e tillë, për ta shtrydhur limonin e për ta flakur tej, duhen njerëz të qartë politikisht dhe të vendosur atdhetare. Këta njerëz në Kosovë duhet të dalin nga populli, nga revolucioni, se, me sa dimë ne, dhe ne dimë shumë pak, të gatshëm nuk gjenden.
      Por zhvillimi progresiv, revolucionar do të bëjë të sajën, medoemos do të çajë rrugën dhe do të shembë pengesat.
      Ne do të ndihmojmë me luftën tonë të drejtë vëllezërit tanë kosovarë dhe gjithë popujt vëllezër të Jugosllavisë.
      Enver Hoxha
      19 shtator 1966

      PRA FIX PARA GJYSEM SHEKULLI DEL PROFECIA E XHAXHIT..POR NJE PYETJE PER
      ATA KOSOVARE TITISTE ENVEROFAGOS..

      PSE BEJNE SEHIR TANI QE SERBET PO PUSHTOJNE KOSOVEN EKONIMIKISHT MORALISHT DHE INTELEKTUALISHT..KUR KENI SI NDIHME DHE FUQITE PERENDIMORE,,

      CFARE DO BENTE ENVERI NE 1944 ” LAKURIQ ME DUAN NE XHEPA ” ME 900 MIJE SHQIPTARE TE LECKOSUR ??

      Reply to this comment
    • Claus April 13, 08:29

      Ka nje adhurim per Enverin ne Kosove,e kjo shpjegohet pervec te tjerash edhe me perkatesine fetare te tija,edhe pse ishte rrahegjoks ateist.
      Sunit ishte Enveri,sunite jane kosovaret qe e adhurojne.Sunitet qe adhurojne sunitin.
      Le te sherbeje kjo edhe si nje arsye per ate qe e kam thene shpesh:jo bashkimit me Kosoven.Do te ishte nje vetevrasje sunite nese do te ndodhte ky bashkim.

      Reply to this comment
      • per enverin qau dhe moti April 13, 16:02

        pershendetje Claus,Claus-1..Claus-2 alias Turgofagos..the same shit..morrat e Janullatosit te paguar apo “free” nuk ka rendesi.

        Ju dhe shume antienveriste psiqikisht te semure..filoserbe apo filo greke & filoislamike tmerroheni kur ju zene ne goje PANDASHMERINE TE KOSOVES ME SHQIPERINE dhe shpikni lloj teorish.

        HIqeni mendjen rrufjane pergjithmone !!

        Per Enverin nuk ka nostalgjike apo adhurim..por vetem VLERESIM se

        EPOKA E DIKTATORIT GJERGJ KASTRIOTI
        DHE DIKTATORIT ENVER HOXHA
        NUK KA ASNJE NDRYSHM
        PERVEC SHIFRES 500..
        QE JANE VITET NE DISTANCE

        jam krenar qe shqiperia ka patur nje SUPER BURRE SHTETI qe nuk e cante menderen jo per greko-serbet por as per superfuqite,,,qe eshte rasti I pare dhe I vetem ne bote

        nuk e beson..lexoje si I poshtronte Enveri grekun serbin dhe rusin…

        FJALIMI KARADUZIT GJIROKASTRES
        http://www.youtube.com/watch?v=alDazjHfi3Y

        Celsat e Otrantos I kemi Ne …

        Ne ju themi serbo mellenjeve
        miqeve te sigurte e te fshehte te russeve. qe
        dy rruge ka. Revizionistet russo-bullgare
        qe te sulmojne shqiperine per te dalur ne pjesen
        e adriatikut tone.

        Njera eshte rruga e vardarit e e kosoves.
        e tjetra eshte kanali i Otrantos.

        gjith populli shqiptar qe jeton ne kosove dhe viset
        e tjera te jugosllavise, qe nga shkupi
        e kacaniku, nga tetova e gostivari
        nga llapi plava e gucia do te ngihet ne kembe
        DO TI PRESE AGRESORET ME PUSHKE!!!!!!!
        ZJARR DO TE NDIZET GJITH JUGOSLLAVIA.
        DHE INVADORET REVIZIONISTE RUSO BULLGARE
        PO TE ARRIJNE NE ALPET TONA DO TE VIJNE
        SI NAZISTET GJERMANE KUR DOLLEN NGA STALINGRADI.

        ne rastin e dyte, CELSIN E OTRANTOS E KEMI NE…shqiptaret
        SAZANI DHE KARABURUNI, pa pasur frige se them ndonje sekret,
        JANE SHKEMBINJ TE VESHUR ME HEKUR E BETON KU
        S’KALON DOT FLOTA SOVJETIKE!!!!!

        ne te tilla aventura ne rast se deshirojne te futen
        armiqet russo bullgare e te tjere duhet te
        dine qe SHQIPTARET NUK JANE NJE SHTET PREJ
        TRE MILJONESH POR NJE KOMB PREJ 6 MILJONESH!!!!

        Komb i vogel ishte ky i joni ne luften e dyte boterore
        dhe i paarmatosur por vetem per vetem likujdoi nje numer te konsiderueshem diviznionesh fashiste italiane e naziste
        gjermane por tani kohet kane
        ndryshuar ne favor te republikes socialiste te shqiperise
        prandaj LARG DUART NGA SHQIPERIA.

        Shqiperia nuk kercenon kerkend ajo deshiron te rroje
        ne miqesi me te tjeret por po ti preken te drejtat dhe
        kufinjet e saj do ti pergjigjet cilitdo
        po me ate violence. Po keshtu do ti pergjigjet
        ne menyren me te rrepte padrejtesive
        dhe ofezave qe mund te perdore ndokush ndaj saj.

        Reply to this comment
  2. Mark uk April 12, 20:33

    Shume pak ka vrare kosovar ne rrethinat e Ulqinit Enveri.

    Reply to this comment
    • Totila April 13, 03:29

      Idriz Blakaj perpos qe eshte elokuent ,eshte dhe i drejteperdrejte dhe i sinqerte .
      Natyrshem qe ne se behet nje referendum Enver Hoxha e mer vendin e Panteonit ,pavarsisht se funderrina si ky qe eshte siper meje nuk kane as 20 % ne Shqiperi .
      Ka vrare dhe ka prere por ne shumicen ne 80 % te rasteve ka bere shume mire.
      Nuk jam dakord me internimet e familjareve te cilet i quante armiq ,ata nuk kishin pse te vuanin pasojat e prinderve .
      Arsimi ,Shendetesia , Energjia ,Minierat ,QETSIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA ishin Brilante .
      Krahasoni se sa vete jane vrare dhe humbur keta 25 vjet qe nga 1991 -sot dhe do te shikoni se jane mbi 20 MIJE NJEREZ krahasuar me 200 qe vrau Enveri per politike .
      Por sot te gjithe legenat qe futeshin ne burg si Ordinere ,na dalin tani te persekutuar .
      Ah sikur te ngjallej dot do te shikonim qe te gjithe do dhis……gjak sepse ky Milet e do HURIN mu ne SHESH te KOKES .

      Reply to this comment
  3. MH April 12, 20:54

    Ju e kerkoni per nji vit dhe bindem se asht e domosdoshme.Po ama edhe ketu ne shqiperi do e deshnim te ishte nji muaj dhe te shifshe se sa selvie do kishin te varun nga kopeja e PD duke filluar nga Berisha handraku e gjithe gjentelmenet e keti produktit handrak demokratik ne varge njeri mbas tjetrit me Nishan,Ajaz,Basha,Llalla,Paloka,Topalle,me Ristan pijanec e hora e horica qe do i bante nji tserilizim te shkelqyer demokracise se vertet asaj demokracie qe voton populli per njicerek shekulli dhe nuk i gjindet ilaci.Sepse ilaci terapeutik mbijeton i heshtur ne varrezat e “Sharres’ i percjellur me shume dhembshuri para 31 vitesh ne konsideraten dhe rrespektin ma te madh qe tregoi nji popull i teri ndaj Tije.
    U kerkue ne 90 te gjenim kohen e humbur.Sot jo vetem nuk mund te kerkojme por nuk dime edhe se ku e mbeshtesim koken ne darke per te pushuar gjymtyret qe kerkojne cdo dite diell e liri dhe demokraci te vertete.

    Reply to this comment
  4. Arben April 12, 20:56

    PO NE KETEJ E KISHIM DHE E HODHEM,

    TI E DASHKE.

    HAHAHHAHAHHAHAHA

    Reply to this comment
  5. enter"" April 12, 21:06

    Shqiperia nuk behet me rikthime tek figurat e te shkuares.
    Shqiperia behet per nje dite me nje mosbindje te madhe civile…por shqipot jane te korruptuar kshu qe……

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit April 12, 21:25

    Nuk do ia mbaje Komandantit te kthehet, keta qe kemi jane ujqer qe hane edhe ujkun.Keta e kullufitin Komandantin per tre sekonda.

    Reply to this comment
  7. roberto April 12, 22:56

    Mos ki frike Idriz Blakaj te mbrosh te verteten:
    -Enver Hoxha i ben NDER Shqiperise,Kosoves dhe cdo shqiptari kudo ne bote,qe e do Shqiperine dhe nuk do me shume ARMIQTE E SAJ!
    ARMIQTE e Shqiperise e akuzojne Enver Hoxhen per krime,por ai denoi vetem ata qe punuan kunder saj dhe per interesat e te huajve!
    Mos harroni se kur Enver Hoxha me Ushtrine Partizane luftonte dhembe per dhembe me fashistet dhe nazistet pushtues,ju kosovaret krijuat DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBEG”!
    Vetem kur hyne Partizanet shqiptare ne Kosove,per Clirimin e te gjitha trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi,atehere atje u krijuan Keshillat Nacional-Clirimtare dhe Brigadat Partizane kosovare!
    Edhe me vone e deri sa vdiq Enver Hoxha ju ka mbrojtur me shpirt sa here eshte dashur!
    Sa per ata kosovaret qe erdhen ne Shqiperi dhe u denuan me burgime,mos harroni se vete serbet kane pranuar se ne ish Jugosllavi ne cdo 3 SPIUNE,njeri prej tyre ishte shqiptar!
    Dhe kete nuk e hante kollaj SIGURIMI I SHTETIT SHQIPTAR ndryshe do ishte shperbere me heret!
    Sot Enverin e shajne vetem armiqte e tij dhe te shqiptareve,prandaj nuk eshte TURP qe te mbrohet figura e tij se keshtu mbrojme historine e LAVDISHME te Shqiperise!
    Ata qe u kane sherbyer UDB-se,ASFALISE greke etj kurre nuk do ta duan Enver Hoxhen!

    Reply to this comment
  8. MOS U BENI BAJATE April 13, 00:12

    nje verejtje MIQSORE per stafin e Dites

    Jeni bere te bajatshem qe gjithmone para Enverit vini fjalen ISH DIKTATOR

    kjo nuk eshte korrekte qofte nga ana gazetareske por dhe nga ana morale.

    eshte bere e udhes qe kur erdhi drejtuesi i falangave te bandave te tropojes elezbiberaj ne 1991 kishte nje synim te barazonte Hitlerin me Enveri dhe ja ka arritur qellimit me zagaret qe ka ne mediat shqiptare..

    eshte djallesi titiste e biberajve…ne nje kove qe ne kosove serbet po ngrene lapidarin e CAR DUSHANIT pse behen kaq LEPUJ ME SERBET DHE KAQ UJQER PER ENVERIN…

    me e sakta eshte LIDERI SOCJALIST ENVER HOXHA OSE HTJESHT VETEM EMRI

    PER DIJENI SHTYPI AMERIKAN I THOTE maosedunit kryetari mao
    fidel kastros i thone lideri revolucjonit kubanez

    qe keto te dy kane qene antiamerikane te betuar dhe kane kryer 1000 here me shume se enver hoxha..ato “krimet” qe i thone elezbiberoamerikanet

    kur do mbaroi invazioni i filozofise serbo-titiste te disa mergatqyqareve te emigracjonit ?

    OSE E FUNDIT

    PSE NUK BEHET REFERNDUM PER RNVER HOXHEN TE VENDOSI POPULLI DHE TE MOS DEGJOJME PORDHET E BLENDIFEJZIVE DHE TE DISA TITISTEVE KOSOVARE QE BEHEN TE FORTE ME ENVERN E VDEKUR DHE DHJESIN GJAK NE MITROVICE APO GRACANICE ??

    kaq per sot

    Reply to this comment
  9. tony April 13, 00:55

    Per, Mark Huti /UK/ . A pak te duken ty 4,000 Kosovar, shqiptare qe vrau dora e malazesve/ serbeve ne Tivare po afer Ulqinit.

    Reply to this comment
  10. XXXL April 13, 02:34

    Mark uk bariu ka harruar sa kosovare ka vrare dhe burgosur Saliu, me te shumtit i denoncoji tek Arkandi dhe Miloshevici> Krimineli Sali arrestoi, burgosi dhe deboi nga Shqiperia qe nga Adem Jashari, Hashim Thaci e me rradhe dhe sot ky fytyre mut serb i felliqur flet me “simpati” per keta trima, eshte i lindur nga nje incest brenda familjes Berisha.

    Reply to this comment
  11. alphade April 13, 04:57

    Pas Skenderbeut vjen pa as me te voglin dyshim Enver
    Hoxha !!! Vetem armiqt e Shqiperise dhe Kosoves nuk e
    duan Enverin !!! Beni referendum ne popull dhe do ta shihni se sa i vlen lekura juve “liderve historike ” dhe
    Enverit nga ana tjeter ?! Lereni te lire popullin dhe do ta
    shikoni ju vemjet e ndyra te ketij shekulli ,!!!
    Spiunet berishe-elezet-fasllicet i kane sherbyer dhe po i
    sherbejne me zell te papermbajtur UDB se Milloshevicit
    per destabilizimin e Shqiperise dhe Kosoves ! Faktet e
    panumurta deshmojne per kete tragjedi te kombit shqiptar qe i ka ardhur nga keta tradhetare …..! Poshte
    tradhetaret !!!

    Reply to this comment
  12. alphade April 13, 05:00

    Poshte tradhetaret e kombit shqiptar: berishet e Ko. ,!!

    Reply to this comment
  13. Ardiani April 13, 09:15

    Nje drejtor i lodhur i Kosoves dashka nje vit Enverin atje. Kosovaret nuk ta durojne nje dite, more kaqol, kufirin mbyllur, triskat ushqimore, burgun per arratisje, etj maskaralleqe te Enverit.

    Reply to this comment
  14. Murlani April 13, 11:52

    Kaqolat shqiptar te mbas Enverit duke sulmuar Enverin sulmojne interesat e shumices per te punuar e jetuar me ndershmeri ne vendin e vet , nuk bejne gje tjeter perveç sundimit te politikaneve qe kurre nuk ndeshkohen por shajne Enverin dhe ndeshkojne shumicen e shqiptarve te pa shprese duke e detyruar te braktisin vendin e tyre . Enveri kishte te meta por ama ishte dhe mbetet shqiptari me i math i te gjitha koherave , mendoj se duhet ti vihet busti para Skenderbeut kudo ku ka shqipar..

    Reply to this comment
  15. DetariAl. April 13, 12:13

    Enver Hoxha eshte njeriu me kontributet me te medha per kombin Shqiptar! Historia e ka thene dhe do e thote fjalen e saj. Ka pasur sikushdo lider i madh ne bote,edhe Enver Hoxha “gabime” qe vete koha i ka diktuar, por paterjotizimi dhe atdhedashuria e Tij, as kane te krahasuar me askend. Dhe ju them komentuesve, se vetem bashkpuntoret e UDB-se dhe Asfalise greke nuk ndihen rehat, qofshin keta edhe dikur “komunist”, apo dhe ata te ashtuquajtur informator, te sigurimi te shtetit qe ne “emer” te Partise kane kryer spiunlleqe per interesat e tyre. Kushdo qe nuk eshte pjese e kesaj falange te ndyre e nderon dhe do ta nderoj per jete Enver Hoxhen. Natyrishte, jam i sigurt edhe ata qe kane qene te persekutuar dikur, (shume prej tyre) e nderojne dhe flasin me simpati per Te. Por ne keto komente, si kurdoher personat e pare qe komentojne jane ish agjent dhe agjent akoma te sherbimeve te huaja qe hiqen si shqiptar! Jane ata qe me ne krye Sali UDB-ashin vazhdojne te punojne kunder interesave te kombit Shqiptar. Te jemi te sinqert me veten tone. Nuk na ndalon askush te kerkojme nje referendum popullor madje si Komb Shqiptar, kudo ku jetojne e punojne Shqiptare, (Shqiperi, Kosove, Maqedoni,Mal i zi, Greqi,Turqi, edhe ne cdo vend ne emigracion. Rezultati qe do te dali, le te jet definitv per nderimin apo denigrimin e tij. Historia pastaj le te bej punen e saj.

    Reply to this comment
  16. shoku April 13, 13:30

    O Idriz, po mire more, pse nuk na merrni salen ( e keni afer), jepini pushtet dhe ai dine e ju mbeshtet si di ai vet.

    Reply to this comment
  17. Hakiu April 13, 13:49

    Enver Hoxha,pa dyshim ishte nje lider i madhe i shtetit Shqiptar,normal ka pasur edhe gabime,sidomos ne ekonomi me kolektivizimin e saje.Pos mos harroni se Enver Hoxha,edhe ata miq qe i ka pasur i ka rrjep financiarisht si jugosllavin,rusin e ne fund edhe kinen.Shetit Shqiptar ne kohen e tije dhe rethanat e kohes ka qen vertet shtet,dikujt mund edhe mos ti pelqej po ishte SHTET.
    Dikush ne koment e tha se Enveri paska qen synit per ate edhe e duan Kosovaret…,pergjigjeja ime,ti thuash Enver Hoxhes sunit kur dihet si e ka trajtu fene me duket se po e dhunon intelegjencen e qdo personi.
    Edhe nje komet per trimrin,guximin me shku ne veri apo graqanice…,ja pergjigjeja ime,Kosoven e kan qliru NATO dhe ushtrit e shteteve perendimore.Pra me shku a mos me shku ne Mitrovice nuk vendoset nga ne por nga ata qe na kane qliru.Dhe per me ju kujtu se kto pjese nuk qliron pa ushtri te armatosur mire.Per me ju kujtu ne kohen e Enver Hoxhes kerkush nuk ka guxu me i prek as nje pellembe toke,sot Shqipnija dhe Kosova,pra pushtetaret e sja te shitur po shesin toka Shqiptare,
    Fola sa me ju kujtu…

    Reply to this comment
  18. Durrsaku April 13, 14:19

    Idriz, hajde merr Nexhmijen der kur te vdesi se e ban Enverin ma mir se origjinali.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*