“Virtuozët”, Inva tregon momentin më të vështirë në spektakël

February 16, 2018 22:04

“Virtuozët”, Inva tregon momentin më të vështirë në spektakël

Të dielën e 11 Shkurtit startoi në Tv Klan spektakli më i ri “Virtuozët” për zbulimin e talenteve të zhanrit klasik.

Ky spektakël nën moderimin e sopranos me famë botërore, Inva Mula, ka si qëllim zbulimin dhe njohjen e tyre nga publiku.

Fëmijët e moshave 12-18 vjeç do të konkurojnë mes njëri-tjetrit.

Sopranoja Mula ishte e ftuar në studion “Rudina”, në Tv Klan, ku foli për emocionet e spektaklit dhe po ashtu tregoi momentin më të vështirë që përjeton me “Virtuozët”.

“Çdo natë është një spektakël më vete, sepse konkurrentët ndryshojnë dhe unë ndjej se emocionet janë nga e para. Unë vë re diçka shumë të bukur, kur ndizen dritat e skenës ata bëhen artistë të vërtetë. Ata janë artistë të rinj, por të vërtetë. Ne kemi bërë shumë audicione dhe vija re që është vështirë të bësh përzgjedhje. Kur ne kemi zgjedhur dikë nuk kemi menduar se ai është më i mirë se dikush tjetër, por performanca e tij ka qenë ndryshe. Kjo nuk është një garë, gara jonë e vetme është që artisti i ri të arrij tek publiku. Momenti me i vështirë tek “Virtuozët” është kur duhet të lexoj vendimin e jurisë”, tha Mula./

 

s.a/dita

 

February 16, 2018 22:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*