VIDEO: Vizita në Tiranë, Rama pret Avdullah Hotin në Pallatin e Brigadave

July 3, 2020 10:14

VIDEO: Vizita në Tiranë, Rama pret Avdullah Hotin në Pallatin e Brigadave

Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti është pritur nga kryeministri Edi Rama, me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave.

Vizitën e tij të parë zyrtare se kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti ka zgjedhur ta bëjë në Tiranë.

Hoti do të takohet me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar.

Vizita e Hotit në Tiranë pason vizitën 2-ditore të kryeministrit Edi Rama në Prishtinë në lidhje me aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale ndaj Hashin Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte.

Rama zhvilloi takime më të gjithë përfaqësuesit e lartë politik dhe krerët e partive politike në Kosovës.

Axhenda e Avdullah Hotit sot në Tiranë:

Ora 10:10 – Takim ndërmjet dy Kryeministrave

Ora 10:15 – Takim mes dy delegacioneve

Ora 11:30 – Konferencë e Përbashkët për Shtyp

Ora 13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë

Ora 14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi

Ora 14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Ora 15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha

j.l./ dita

July 3, 2020 10:14
Komento

1 Koment

  1. TEpakten Hashimi Face, kurse erbakan Avdullah 1m e 1 qebape July 3, 16:21

    dy ma te fortit e ballkanit .Kto kane dore fatet e shqiptareve….Tash e hangren Serbia,BEja edhe SHBA vete e krujten me ne tashi te bahen gati per “pasojat”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim