VIDEO: Vonesa e policisë detyron njerëzit të dalin nga dritaret e urbanit

July 10, 2017 10:37

VIDEO: Vonesa e policisë detyron njerëzit të dalin nga dritaret e urbanit

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur sot paradite në Tiranë, kur disa dhjetëra qytetarë u bllokuan brenda autobuzit të linjës së Institutit.

Shkak është bërë denoncimi për vjedhjen e një portofoli nga një prej pasagjerëve.

Dyert janë mbyllur menjëherë dhe udhëtarët janë bllokuar të gjithë brenda në pritje të policisë.

Por kur kishin kaluar mbi 40 minuta, policia nuk kishte mbërritur ende. Temperaturat e larta kanë shkaktuar lodhje dhe stress tek pasagjerët, disa prej të cilëve kanë dolën nga dritaret.

Shikoni videon:

July 10, 2017 10:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*