VIDEO: Vrasja e studentes, motra: Ulërisnim, askush nuk ndihmonte

January 29, 2018 18:39

VIDEO: Vrasja e studentes, motra: Ulërisnim, askush nuk ndihmonte

Për herë të parë familjarët e studentes 21-vjeçare, Arjela Murataj, që u vra në Tiranë pak ditë më parë nga Aldison Belulaj, tregon të vërtetën e ngjarjes dhe lidhjen që kishte viktima me vrasësin.

Bora Murataj, e motra e viktimës, ka treguar se më 21 janar ajo ka qenë në shtëpi bashkë me motrën kur ka marrë një telefonatë nga djali i dajës që i thotë se Aldisoni ishte nisur drejt Tiranë me mendje të keqe. Bora tregon se kanë marrë në telefon prindërit për të folur për situatën e më pas kanë tentuar të lidhen me policinë, e cila nuk i është përgjigjur.

Ajo tregon se më pas do të niseshin për te komisariati Nr.4 për të bërë edhe denoncim, dhe po ruheshin që t’i fshiheshin Aldisonit.
“Ai vjen shumë shpejt, e kap motrën në dorën e djathtë dhe menjëherë para derës së Mjekësisë nxjerr pistoletën dhe e godet. Ne kemi bërtitur, por asnjëri nuk na ndihmonte. Ai e godet motrën në këmbën e djathtë, që të mos lëvizte. Më pas na drejton pistoletën edhe neve. Më tej godet sërish motrën, ndërsa më tej nuk e pashë se ku mori plumbi tjetër dhe godet edhe veten. Kemi marrë policinë, ambulancën dhe nuk na përgjigjej njeri. Njerëzit nuk na ndihmonin. Kemi kërkuar ndihmë vetë, ambulanca u vonua më shumë se 20 minuta. I vetmi që na ka ndihmuar ishte një doktor, i cili na thoshte se motra është gjallë. Aldi pasi plagosi motrën ishte ende me pistoletë në dorë. Ai u zvarrit në mënyrë që ta godiste sërish motrën në mënyrë që të mos shpëtonte. Na dërgojnë në rajon më pas dhe kishte mbaruar gjithçka”, tregon motra e viktimës me lot në sy për TCH.
Më pas motra e Arjelas tregon se ajo dhe Aldisoni nuk kanë qenë kurrë të lidhur, kanë pasur shumë shoqëri, por asgjë më tepër.

“Asnjëherë nuk kanë qenë të lidhur. Ata mund të kenë qenë shokë sepse njiheshin kushërinjtë tanë, që ne i themi vëllezër. Vetëm në mendjen e tij mund të kenë qenë të lidhur. Unë kam jetuar me motrën dhe më mirë se mund të ja dijë motra-motrës sekretet nuk mund t’ia dijë askush tjetër. Nëse motra do të kishte diçka, ajo do të ma thoshte mua. Asnjëherë nuk kanë qenë të lidhur. Ata mund të kenë pirë edhe ndonjë kafe shoqërore, por asgjë më tepër. Ai e konsideronte motrën shoqe, ndërsa pasi ai e ka propozuar atë, ajo është shkëputur prej tij. Ai edhe më tej vazhdonte ta propozonte, por motra i thoshte jo”, thotë Bora.

Familjarët e tjerë të Arjelës tregojnë se Aldisoni e përndiqte vajzën dhe e kërconte herë pas here se do t’i vriste motrën nëse ajo nuk i përgjigjej apo nuk i tregonte se ku ndodhej.
Aldison Belulaj, i cili qëlloi me armë zjarri mesditën e të dielës së kaluar 21-vjeçaren Arjela Murataj para portës së Fakultetit të Mjekësisë, ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Traumës një ditë më parë.

Pasi qëlloi me studenten e juridikut, Belulaj qëlloi edhe veten në një tentativë për t’u vrarë, por pas një jave në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ku ndodhej në gjendje kome, 23-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë. e.k /dita

 

January 29, 2018 18:39
Komento

2 Komente

  1. Kulmi cfar neglizhence nda qytetarit nga shteti January 29, 19:00

    Eshte shume e drejte nga Bora ,motra e viktimes ,qe xhjer ne drite realitetin ,si u zhvillua ngjarja ,qe i mori jeten motres se saj Arieles.
    Eshte skandaloze ajo indiference qytetare per ti ardhur ne ndihme viktimave te dhunes ,e akoma me shume ajo e shtetit ,qofte kjo e Ambulances , apo ajo e policise . Jane harxhuar Miljona o shtet i papergjegjshem ,per moderrnizimin e Policise .Si eshte e mundur qe i kerkohet ndihma Policise thirret ne Telefon dhe asnji nuk e ngreh telefonin ?! Me kto duhet te merret Xhafiu minster e jo me pordhet e shpellarit .
    Nji shtet skandaloze ,qe harxhoen miljona dhe asgje nuk funxionon si pretndohet .E pabesushme .Neser mundet te ket perseri raste urgjente cfar dreqin jeni duke bere me ate shtet .Ngelet dite e nate duke degjuar kafshet e Opozites .Nuk keni kohe o shtet kaqolash me u marre nji dite ,me problemet e ktij populli por ngelet duke lujt tavell me bandat kriminele sepse jeni te paafte per te ber shtet .

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash e avoketer te djallit. January 29, 23:41

      O popull,nuke flitet per paftesi,por uqerit e cakejte mjergull duan qe te shqyejne kopene.Cojuni shqiptare prej gjumit cojuni,dhe te tan nje bese shtergonjuni e mos shikoni PS-PD-LSi e nje djaalle e gjysem se pjese te nje muti PPSH te ndare ne copa jane,cojuni pra o shqiptare te flakim tej keto banda roze-blu te lidhur pazgjithshmerisht me boten e krimit-e korrupsionit ne humnerat e harrese, keto djaj me fytyre njeriu qe sundojne Tiranen zzyrtare ne dite e vite,qe vetem njerez nuke u bene kurre.Mallkimi i mijra nenave e grave te veshura me te zeza dhe i mijra femijeve te mbetur jetime shume shpejt do te bjere mbi ta,mbi keta ujqer e cakej qe diten “grinden”e shahen me nene e moter,apo femije,kurse naten ndajne leket e piset nga fuqia e punshteteve.Turp,marri e krime sebashku.Duan apo nuke duan ata te marre sebshku nje fund te turpshem te shpejt dhe pa kthim do te kene,burgu ne Rec te Shkodres po i pret.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*