VIDEO: Po të vijonte të ekzistonte Jugosllavia, sipas Xhozef Pisnet

January 28, 2018 22:38

VIDEO: Po të vijonte të ekzistonte Jugosllavia, sipas Xhozef Pisnet

Një studiues i huaj e ka përfytyruar kështu Jugosllavinë, nëse ajo do të ekzistonte.

Nga fundi i këtij viti mbushen plot 100 vjet nga formimi i Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve e Sllovenëve, që është fillimi i asaj Jugosllavisë që u shemb në luftëra të përgjakshme në dekadën e fundit të shekullit që e lamë, përkatësisht me pavarësimin e Kosovës si shteti i fundit që doli prej saj. Për atë Jugosllavi, ose ndonjë tjetër që do të ishte si ajo, sot zor të gjenden nostalgjikë, shkruan Koha.net duke transmetuar këtë analizë të një studiuesi të huaj.

Xhozef Pisneti ka publikuar përmes Youtube një analizë përmes të cilës shtron pyetjen “Çfarë do të ndodhte sikur të ndodhte!” dhe si do të dukej sot Jugosllavia e përtërirë dhe e bashkuar? Që në fillim të analizës së tij ai ndesh në problem dhe ky është Kosova. Sipas tij Jugosllavinë do ta përbënin gjashtë a shtatë shtete, çdo gjë varet nga numri i shteteve që kanë njohur Kosovën. Kur bëhet fjalë për Bosnjë e Hercegovinë, autori thekson në veçanti se 2,4 për qind e territorit të këtij vendi është e mbuluar nga minat.

Sikur sërish të lindte, Jugosllavia do të kishte më shumë se 20 milionë banorë, dhe automatikisht do të hynte në radhën e 10 shteteve më të mëdha të Europës, ndërsa për nga numri i banorëve do të ishte në vendin e tetë.

Rikujton se Jugosllavia do të kishte më pak banorë se më 1991 (kur nisi zhbërja e saj – plotësim ynë), kur kishte pak më shumë se 23 milionë banorë .

Kur bëhet fjalë për përqindjen e etnive që do ta përbënin Jugosllavinë, sipas tij, ajo do të dukej kështu: në këtë shtet do të ishin 35 për qind serbë, 20 për qind kroatë, 11 për qind shqiptarë, 9 për qind boshnjakë, 8 për qind sllovenë, 6 për qind maqedonas, 1 për qind malazezë dhe 10 për qind të tjerë, transmeton Koha.net.

Në aspektin fetar, Jugosllavia do të përbëhej nga 43 për qind ortodoksë sllavë, 27 për qind katolikë, 22 për qind myslimanë dhe 8 për qind atesitë, gnostikë dhe grupe të tjera më të vogla fetare, ndërsa do të ishte me madhësi sa Britania e Madhe.

Prodhimi Bruto Kombëtar do të kapte 191.045.000.000 dollarë, që Jugosllavinë do ta poziciononte si vendin e 53 në botë kur bëhet fjalë për ekonominë.

Armata do të përbëhej nga 230 mijë pjesëtarë, ndërsa pesë qytetet e saj më të mëdha do të ishin Beogradi, Zagrebi, Sarajeva, Lubjana dhe Shkupi.

 

January 28, 2018 22:38
Komento

5 Komente

  1. Lili January 28, 22:40

    Edhe s’keni pare gje halla…

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku January 29, 01:48

    Eh cfare perrallash!

    Reply to this comment
  3. sikur halla te kishte ko..e January 29, 04:56

    ..ordhe me rigon
    .
    Jugosllavia ( me sakte jugoserbia) ishte nje kopile e mbarsur nga fuqite e medha dhe si e tille perfundoi
    .
    Per hir te se vertetes Jugoserbia ne vitet e Titos beri nje progres te vecante nga vendet e lindjes por kurre nuk u nda nga politika shqiptaro-cfarosese edhe ne kohet qe kishte “paqe”..
    .
    E ftoj kete Pisnetin te beje nje studim me titull:

    ‘Po te ishte gjalle Enveri Shqiperia do ishte kombi me i madh ne Ballkan”
    .
    ose te pakten nuk do kishim Janullatos neper kembe si pushtues moderne..nuk do kishim nje shqiperi si hambar droge dhe nje vend i kthyer ne wc me keto ambasadora qe jane bere si morra..nuk do kishim hapje varresh te ushtareve greke si te rromani i Malos “Gjenerali i ushtrise vdekur”

    Reply to this comment
  4. fteri January 29, 06:51

    sikur prifti të kishte koçe do ishte martuar !

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 January 29, 08:02

    mbush të mbushim??
    kështu mund ta quajmë këtë shkrim SIKUR??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*