VIDEO / Zihen dy kushërinj në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, tenton t’i pajtojë Roland Bejko

April 30, 2016 19:03

VIDEO / Zihen dy kushërinj në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, tenton t’i pajtojë Roland Bejko

Në arenë përplasjesh, sharjesh e ofendimesh është kthyer mbledhja e sotme në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës. Në mbledhje janë diskutuar tarifat e infrastrukturës, ku bashkia propozoi çmimin dysheme që u miratua me shumicë por fill pas miratimit e gjithë mbledhja ka degjeneruar.

Mbledhja e drejtuar nga Roland Karalli ka dalë nga situata pas përplasjes së anëtarit të PD, ish kryetar komune në Lazarat Dashamir Alikos me anëtarin e PS Petrit Brahimitë cilët mesa kuptohet në video janë edhe kushërinj.

Sakaq, Roland Bejko nga PD, i cili gjatë gjithë kohës trumbeton me të madhe për censurimin e medias, ka kërkuar të largohen mediat e mos filmohej situata e tensionit.

Roland Karalli: Dasho ka mundësi nuk të kam dhënë fjalën për të folur!
Dashamir Aliko: Na keni premtuar tarifa më të ulëta jo tarifa më të larta, aty njerëzit janë pa bukë, po ju jeni të pacipë, sidomos ata këshilltarët, ata sahanlëpirësat. Këtu ka shumë sahanlëpirës po nuk ja mban nga interesat e lidhura me pushtetin.
Karalli: Kujt s’ja mban more?
Aliko: Fshatarët janë pa bukë për darkë ju thoni mos ulen tarifat.
Petrit Brahimi: Në fshat ka pllakosur ndërtimi po rri more!
Aliko: Ku ka pllakosur ndërtimi? Unë kam menduar dhe për ty. Ik ore edepsëz!
Aliko: Rri mirë, palaço, surrat u bë surrati jot, rri mirë aty, palaço, qelbësirë, unë të bëra kryetar KSH-je ty mizerje.
Brahimi: Qelbanik m*ti!
Aliko: Mua mos më thuaj qelbanik o palaço , o palacoja i m*tit sahanlëpirës.
Bejko: O Petro, po rri tani!
Brahimi: Sahanlëpirës s’ka pse thotë. Më shau, ta duroj unë?
Bejko: Ai bëri jashtëzakonisht gabim. Po dhe ti e shave.
Brahimi: Ti pse s’i fole?
Bejko: I fola, a je në terezi? Ulu se do e zgjidhim këtë muhabet, bëhemi gazi i botës, ju jeni kushërinj, je në terezi a s’je në terezi?!
Brahimi: Më shau
Bejko:Ç’a muhabeti bën. Ulu atje. Është turp

April 30, 2016 19:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim