VIDEO / Tiranë, shpërthen bombola e gazit, humb jetën 4-vjeçari

February 2, 2016 23:14

VIDEO / Tiranë, shpërthen bombola e gazit, humb jetën 4-vjeçari

Ka rezultuar tragjik zjarri i rënë në një pallat 8-katësh, mbrëmjen e së martës në Tiranë, duke i marrë jetën një fëmije 4 vjeç.

Zjarri nisi në ballkonin e apartamentit të familjes Nezha, e më pas u përhap në ambientet e brendshme.

Flakët e para u dukën pak para orës 18:00, në katin e fundit të një pallati, në “Unazën e Re” në Tiranë.

Tre pjesëtarët e familjes mundën të dilnin nga apartamenti, por për fat të keq, fëmija i madh i çifit Nezha nuk mundi të shpëtojë. Zjarrfikëset, pas mbërritjes mundën të shuanin flakët, duke ndalur përhapjen në apartamentet e tjera.

Pavarësisht se pallati nuk ka pasur asnjë masë për mbrojtjen kundër zjarrit, apartamentet e tjera të pallatit nuk u vunë në rrezik, pasi flakët kanë qenë në katin e fundit. Policia dhe zjarrfikësit bënë evakuimin e dy bashkëshortëve Nezha dhe foshnjes së tyre.

Zjarrfikësit gjetën në banesë trupin pa jetë të katërvjeçarit, ndërsa e përcollën drejt morgut. Fëmija mendohet se ka humbur jetën si pasojë e flakëve.

Grupi hetimor nisi menjëherë ekspertizën. Fillimisht dyshohej për një shkarkesë elektrike, por më pas u zbulua se shpërthimi kishte ardhur nga një bombol gazi. Grupi hetimor do të zgjerojë hetimet e tij, duke përfshirë edhe mungesën e kushteve minimale për mbrojtjen kundër zjarrit në këtë pallat. Në spital u shoqëruan edhe tre punonjës të zjarrfikëses, të cilët u asfiksuan gjatë ushtrimit të detyrës.

 

Video:

 

12626058_10206755419301664_23016513_n 12674286_10206755420701699_2143342193_n zjarri-unaza-e-re-8

February 2, 2016 23:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*