VIDEO / Zjarret në Australi, tenistja sllovene braktis sfidën pasi nuk merrte dot frymë

January 14, 2020 22:49

VIDEO / Zjarret në Australi, tenistja sllovene braktis sfidën pasi nuk merrte dot frymë

Zjarret që kanë kapluar Australinë kanë penguar edhe çmimin e madh të “Australian Open”.

Cilësia e dobët e ajrit për shkak të zjarreve detyruan organizatorët të spostonin sfidat, por edhe pse loja e tenisit u spostua për 24 orë, përsëri gjendja ishte e njëjtë.

Në sfidën midis tenistes sllovene Dalila Jakupoviç dhe zviceranes Stefani Vogel,28-vjeçarja Jakupoviç pati vështirësi në frymëmarrje dhe u gjunjëzua duke kërkuar ndihmë.

Nxehtësia e madhe e shkaktuar nga zjarret në ishullin-kontinentin e Australisë dhe tymi i rëndë e detyruan të tenisten ballkanase të mos vazhdonte ndeshjen.

d.a. / dita 

January 14, 2020 22:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*