VIDEO: Zyrtarët e IKMT regjistrohen me kamera të fshehtë duke marrë ryshfet

January 12, 2016 02:13

VIDEO: Zyrtarët e IKMT regjistrohen me kamera të fshehtë duke marrë ryshfet

Emisioni investigativ Stop në Tv Klan, ka denoncuar këtë të hënë një rast korrupsioni ku të përfshirë janë zyrtarë të administratës publike.

Denoncimi i STOP, ka të bëjë me dhënien abuzive të lejeve të ristrukturimit të banesave të cilat nuk janë në proces legalizimi, por që personat që i posedojnë kërkojnë ti kalojnë në një proces të tillë.

Në dy video të regjistruara me kamera të fshehtë, personi i interesuar për të marrë një leje të tillë legalizimi, takon zyrtarë të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Mjedisit, të cilët njëri pas tjetrit i tregojnë pazaret se sa kushton të marrësh një leje të tillë.

Madje numërojnë tufat e parave në tryezë.

IKMT ka njoftuar pas transmetimit të videos se Bledar Pullazi, inspektori i IKMT-së së bashku me eprorin e tij, Aneld Këndezi, janë shkarkuar nga puna dhe për ta do të kërkohet ndjekje penale.

Ndiqni videot për më shumë:

January 12, 2016 02:13
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*