Video/Arrestohen bashkëshortët, u kapën me 5.5 kg drogë

May 15, 2016 09:45

Video/Arrestohen bashkëshortët, u kapën me 5.5 kg drogë

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve ka bërë të mundur arrestimin e dy personave, si dhe sekuestrimin e 5.5 kilogramëve kanabis.

Të arrestuarit janë çifti i bashkëshortëve, Andi Pepnika, 40 – vjeç dhe Dezdimona Jahelezi, 32 – vjeçe, të dy banues në Kamëz.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se droga u gjet e fshehur në bagazhin e mjetit të tyre, një Benz me targa DW 435 TV, teksa po kalonin në pikën e kontrollit të automjeteve, në vijën e dytë, të Portit të Durrësit.

Mbi dy të ndaluarit rëndon akuza për veprën penale, ‘trafikimi i lëndëve narkotike, në bashkëpunim’.

 

May 15, 2016 09:45
Komento

1 Koment

  1. Arturi May 15, 10:28

    Kane kujtuar se eshte sanë per bagetite. 😉

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*