VIDEO+FOTO: Godina e Teatrit Kombëtar në grahmat e fundit, shikoni çarjet që kanë pësuar muret

July 19, 2018 12:29

VIDEO+FOTO: Godina e Teatrit Kombëtar në grahmat e fundit, shikoni çarjet që kanë pësuar muret

Godina aktuale e Teatrit Kombëtar është në grahmat e fundit dhe rrezikon realisht jetën e artistëve që japin shfaqje aty, por edhe të publikut artdashës.

Prova më e qartë e saj janë këto pamje të siguruara nga redaksia ku shihet se muret e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, nga krahu i godinës ku dikur ka qenë ish-Ministria e Zhvillimit Urban dhe sot ndodhet Kontrolli i Lartë i Shtetit, po shkatërrohen e po bien copa-copa.

Kjo anë e godinës nuk është vënë re më pare sepse ka qenë e rrethuar për shkak të punimeve që po kryheshin deri para disa ditësh, për restaurimin dhe rikonstruksionin e ndërtesës së ish ministrisë së Zhvillimit Urban.

Gjendja e godinës së Teatrit Kombëtar bëhet edhe më alarmante, për shkak se çarja e mureve ka nxjerrë në pah edhe materialet me të cilat është ndërtuar ajo që në kohën e italianëve. Duket qartë se ajo nuk ofron më asnjë kusht sigurie, ndërsa shenjat e lagështirës janë kudo.

Ekspertët dhe arkitektët kanë kohë që japin alarmin për këtë godinë, e cila nuk ofron më asnjë kusht sigurie dhe prova për të gjithë janë këto foto dhe video e xhiruar sot në mëngjes.

Godina e Teatrit Kombëtar u ngrit përkohësisht nga italianët dhe jo për të shërbyer si teatër. Për ndërtimin e saj janë përdorur materiale me kosto të ulët, si populit, tallash e alga deti, ç’ka shihet qartë edhe në video. Materialet e përdorura për ndërtimin e godinës janë një përzjerje substancash vegjetale (të tallashit të drurit të plepit, produkt skarco i fabrikës së shkrepëseve dhe alga deti) të mbrojtur me çimento.

l.h/ dita

July 19, 2018 12:29
Komento

11 Komente

  1. Une July 19, 13:05

    Azbesti dhe semundja e mushkerive qe vrau artistet tane te medhenj! Mesothelioma quhet kanceri i mushkerive qe shkakton azbesti! Eshte problem i madh ne te gjithe boten! Mbajeni edhe saliun si figura historike te fashizmit!

    Reply to this comment
  2. Arben July 19, 14:04

    pa merak, rregullohet tani me kullat 60 kateshe.

    Reply to this comment
  3. info analitike July 19, 14:28

    Shoke te Dites ngado qe ti rrotulloni perpjekjet tuaja per gjendjen e keqe te teatrit ato kurre nuk mund te justifikojne faljen e tokes publike per te ndertuar kulla.
    Ekspertet, arkitektet e partise dhe arkistari i Danimarkes nuk ju ndihmojne dot per te mbuluar megavjedhjen.

    Reply to this comment
  4. jo-genjeshtres July 19, 14:33

    Beni analizat, nese eshte azbest duhet gjetur zgjidhja menjehere!

    Reply to this comment
  5. Fat man July 19, 14:46

    Lane punuar keq me vare per t’u bere te besueshem,.
    Forca Ed Droga. fito ndonje lek se ke Zahon pa buke.

    Reply to this comment
  6. luka July 19, 16:24

    Sa per dijeni, edhe nese behen kullat ato nuk do behen mbi pronen publike. Prona publike mbetet publike dhe shnderrohet ne godinen e re te teatrit qe do te menaxhohet nga vete teatri. Ose je i keqinformuar, o Info Analitike, ose eshte nje shpifje publike. Sa per “fat man” paske mbushur trurin me droge ne mos.me ndonje gje tjeter…

    Reply to this comment
  7. Konti Sbalta July 19, 18:12

    Ato copat e mureve te “ketij monumentit te kultures’ mos i coni dem per ti groposur ne ndonji vend , po dhurouani atyre “aktoreve “qe nuk ndahen dot prej tij dhe ne fund ne qofte se teprojne jepuni edhe “udheheqesve “te PD nga nji cope per organizimin e persosur dhe gati dyvjecare te protestes!

    Reply to this comment
  8. Durimi July 19, 19:07

    Nje pjese e ketyre copave te rena nga ”trupi” i godines se ish Teatrit Popullor” duhen ruajtur per babalebashen, monacizmen dhe babaleaktoret ne krah te tyre, t’i kene si relike, per te cilat ”luftuan” dhe sakrifikuan jeten ne mitingje banale per nderin dhe turpin e tyre…

    Reply to this comment
  9. Ervin Torviolli July 20, 09:05

    Poshtë Propaganda!!!

    (Të gjithë duam teatër të ri, por jo ti jepet toka FUSHA sh.p.k, plot me probleme nga ana ligjore, që të ndërtoj nje teatruc dhe 3 kulla).që të ndërtoj nje teatruc dhe 3 kulla).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*