Video+Foto/ Kapet nga mediat vrasësi i dyfishtë në Angli

June 9, 2016 09:38

Video+Foto/ Kapet nga mediat vrasësi i dyfishtë në Angli

Anvi Metra, 53-vjeçari shqiptar i akuzuar për dy vrasje në Shqipëri në vitin 1997 në qytetin e Burrelit, është zbuluar në mënyrë të pabesueshme se fshihej në Britaninë e Madhe, me një identitet të rremë, nga një investigim i së përditshmes, “DailyMail”.

Pas një hetimi të gjatë, gazeta britanike ka zbuluar se Anvi Metra, në vitin 1998 kishte hyrë në Britani, duke u hequr si një refugjat i luftës së Kosovës dhe se jetonte në këtë vend nën identitetin e Advul Mekra.

Gazetarët e kanë gjurmuar 53-vjeçarin në një apartament në Borehamwood, Hertfordshire, ku ai jetonte prej vitesh.

“Dora e tij e djathtë, vendoset në mënyrë mekanike pranë dy thikave”, e nis shkrimin “DailyMail”duke treguar përballjen me të akuzuarin për vrasje të dyfishtë, Anvi Metra.

Ai vijon të jetoj i lirë (18 vjet në arrati) dhe pse është në listën e më të kërkuarve nga Interpol. Anvi Metra është arrestuar për dhunim e bashkëshortes dhe përsëri i ka shpëtuar sistemit të drejtësisë.

Ai ka pasaportë britanike, e sipas “Daily Mail”, ka përfituar me mijëra paund, duke punuar në të zezë dhe i përfshirë në rrjetin e prostitucionit.

Tashmë babai i 4 fëmijëve do të dalë në gjyq , për t’u përballur më procedurat e ekstradimit. Aktualisht për të në Shqipëri ka një vendim në mungesë, që e ka dënuar në 25 vite burg, për dy vrasje.

After a painstaking investigation that had begun in the remote mountains of northern Albania and ended in this leafy corner of the Home Counties, the Mail closed in on a ruthless convicted double-murderer

Metra doing his shopping Metra being confronted

Detectives did not realise that Metra, using the bogus name Avdul Mekra, was in fact a notorious fugitive. Pictured: his UK passport

Hideout: Metra's home Borehamwood, Hertfordshire where the Mail tracked him to

 

June 9, 2016 09:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim