VIDEO+FOTO: Nxjerrja e sekretit hetimor, shoqërohet gazetari Artan Hoxha

September 16, 2016 00:05

VIDEO+FOTO: Nxjerrja e sekretit hetimor, shoqërohet gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme në përfundim të emisionit “Opinion”. Ai do të dërgohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku do të merret në pyetje për nxjerrje të sekretit hetimor lidhur me çështjen e rrëzimit të avionit në Ishëm. Por çfarë dekkaroi Hoxha në emision?

Gazetari mori një sms në celularin e tij, dhe tha se piloti italian kishte pranuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që fluturoi drejt Shqipërisë për të provuar nëse funksiononte pista e improvizuar në Ishëm.

Më tej ai bashkëpunoi me hetuesit, duke deklaruar se ishte kontraktuar nga një rrjet i fuqishëm kriminal për të transportuar kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. “Piloti italian Guido Guidi ka pranuar para prokurorisë se kishte ardhur për të provuar nëse funksionon pista në Ishëm dhe pas kthimit në Itali, do të transportonte 200 kg drogë me avion”, tha Hoxha.

Piloti u ka dhënë hetuesve edhe emrat e personave që e kanë kontraktuar. Bërja publike e një informacioni të tillë nga gazetari Hoxha përbën nxjerrje të sekrerit hetimor sipas prokurorisë, pasi u jep kohë porositësve të pilotit të zhdukin provat dhe të marrin masat.

Por vetë gazetari është shprehur në momentet e para se janē të paqarta arsyet e shoqërimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

 

 

September 16, 2016 00:05
Komento

12 Komente

  1. Non Tixhja September 16, 00:31

    Dalsh gjall t’keqen nona!

    Reply to this comment
    • Shkelzeni i Ver Llapes September 16, 07:27

      Duhet te ishte arrestuar shume kohe perpara. Me profil polici, bleres informatash, bente gjoja analistin dhe I sherbente klaneve mafioze. Ne BURG, deri ne fund te jetes.

      Reply to this comment
  2. Briklona September 16, 00:37

    Shume mire ja bene! Prandaj e moren ne emisionin e faqeziut qe t’u jape kohe shokeve te Zenit te fshehin provat, ku mund te bejne pjese jo nje por disa nga orangutanet e Klani.

    Reply to this comment
    • Zylo September 16, 08:48

      Ah droga e Zenit, po droga e qorrit, e rames dhe e shokeve te tjere socialiste me se transportohet? Ah harrova socialistet nuk merren me droge se jane ne pushtet jane burra te mire dhe nuk i lejojne keto gjera.

      Reply to this comment
  3. sitica September 16, 00:51

    Epo llap-llap o Tani I Prishtes ………….me ngadal se ka kufi,se na je bere si koka e Zeusit,ngele me koke-carin e Opinionit qe pranon cdo lloje te dhene.Tani levize bythen po t’a mbajti aty ne hetuesine krimeve te renda,a e more vesh o Tani.

    Reply to this comment
  4. Arben September 16, 06:33

    CFARE SEKRETI HETIMOR MORE,

    JANE TRIMAT E SAJE QORRIT QE E BEJNE KETE PUNE TE DROGES.

    KRIMINELAT DUHET TI VARIM NE LITAR, BASHKE ME SAJE QORRIN, NDRYSHE DO TE BEHEMI KOLUMBI.

    AI POPULL QE FLE GJUME VDES.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM HEROIK DHE I VDEKUR.

    Reply to this comment
  5. Korabi September 16, 07:57

    Keta duhet te arrestojne ate qe e nxorri sekretin jetimor jo ate qe e publikoi.

    Reply to this comment
  6. Argo September 16, 08:21

    Ky gazetar ben sikur eshte superprokuror dhe super hetues.Kjo vjen edhe nga informacioni permanent qe ai ka me individe te caktuar te hetimit, prokurorise dhe policise,dhe pse jo gjen format per te ndihmuar trafikantet ne punet e tyre. Prandaj duhet qe nga ky individ te dalin se kush jane dekonspiruesit e vertete te informacioneve dhe aksioneve te Policise dhe Prokurorise, si dhe te ndeshkohet ky gazetar per fodullekun e tij , lidhjet e tij dhe demin qe i shkakton vendit.

    Reply to this comment
  7. ziza September 16, 09:33

    Tash per tu tregu se jan te ndershem gjygjtaret dhe prokuroret, ta japin hakun pa ben edhe nje here ham ham.

    Reply to this comment
  8. Arben September 16, 09:35

    RROFTE RILINDJA E HASHASHIT

    Reply to this comment
  9. zzz September 16, 16:16

    keta te gjithe qe kane fol aty jane plehrat e shqiperise qe mbajne popullin me genjeshtra e makinacione ne tv…!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  10. Agroni usa September 16, 16:27

    Doli me ne fund dhe qytetari dixhital i zotit Sale!Si mund te quhet ndryshe pervecse Spiuni i Sales…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*