Video+Foto/ Polici hero qëllon terroristin para se të shpërthejë
Nga Arkiva
Bilanci i viktimave dhe të plagosurve mund të kishte qenë edhe më i madh nga tre sulmet kamikaze në aeroportin e Stambollit mbrëmjen e së martës.
Dëshmitarët në vendngjarje kanë treguar se një polic është treguar një hero i vërtetë, duke plagosur një prej kamikazëve para se të shperthente jelekun me eksploziv.
Momenti dramatik është filmuar dhe nga kamerat e sigurisë.
Videoja tregon terroristin që rrëzohet përtokë në terminalin e aeroportit, pasi është qëlluar me plumb nga polici, duke u dhënë kështu kohë pasagjerëve të largohen.
Polici pastaj i afrohet terroristit, pa kuptuar se ai është gati për të shpërthyer jelekun e tij vetëvrasës.
Momente më vonë, shpërthen bomba.
Ndërkohë ministri turk Drejtësisë, Bekir Bozdağ në lidhje me sulmin terrorist në aeroportin Ataturk të Stambollit ka deklaruar: “Deri më tani sipas informacioneve të fundit, numri i atyre që kanë humbur jetën është 36. Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur. Ndërsa numri i të plagosurve është 147”, raporton Anadolu Agency.
CA JANE KETA PSIKOPATE QE HEDHIN VETEN NE ERE.