Video+Foto/ Terror në Teksas, vriten me snajper pesë policë gjatë protestave

July 8, 2016 09:18

Video+Foto/ Terror në Teksas, vriten me snajper pesë policë gjatë protestave

Shtetet e Bashkuara janë tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë, teksa pesë oficerë policie janë qëlluar për vdekje ndërkohë që shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Gjithçka ka ndodhur në Dallas, gjatë kohës që disa qindra persona kishin dalë për të protestuar në shenjë kundërshtimi ndaj vrasjes së dy shtetasve amerikanë me ngjyrë përgjatë dy ditëve të fundit. Situata mbetet ende e paqartë, por autoritetet kanë shoqëruar në ambientet e policisë tre të dyshuar.

Një prej tyre u vetëdorëzua, ndërkohë që dy të tjerët janë vënë në pranga pasi efektivët nuhatën një sjellje të dyshimtë. Burime zyrtare bëjnë me dije se oficerët e policisë janë qëlluar me snajper gjatë kohës që po mbikqyrnin protestën.

Aktualisht policia po negocion me një tjetër të dyshuar i cili ndodhet në një parking makinash dhe po kërcënon se do të sulmojë sërish. Gjatë momentit që policia i’u afrua zonës, personi në fjalë mësohet të ketë hapur zjarr kundrejt oficerëve. I dyshuari ka thënë gjithashtu se ka një sasi të madhe eksplozivi dhe se do t’a aktivizojë lëndën plasëse në rast se policia do të afrohet. Autoritetet raportojnë se hetuesit po marrin në pyetje personat e ndaluar, por në bazë të komunikatës së tyre, ata nuk po bashkëpunojnë për të ndihmuar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Edhe pse nuk ka ende një raport, motivet e këtij sulmi janë të qarta. Të dyshuarit kanë sulmuar në shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjeve të regjistruara gjatë dy ditëve të fundit në Minesota dhe Louisiana, ku dy persona me ngjyrë janë qëlluar me gjakftohtësi nga policia. Ky episod ka shkaktuar edhe protesta masive në shumë shtete amerikane.

 

July 8, 2016 09:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*