Videoja që pushtoi sot rrjetin: Nusja dhe vjehrra “zihen” para kamerave

April 4, 2018 20:07

Videoja që pushtoi sot rrjetin: Nusja dhe vjehrra “zihen” para kamerave

Një video, ku tregohet një moment i tensionuar mes Mbretëreshës së Spanjës, Letizia, dhe vjehrrës së saj, gjatë pushimeve të përvitshme të familjes mbretërore në Majorka, ka shkaktuar jo pak debate në mediet sociale.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, gjatë meshës së Pashkës në Katedralen e Palma de Majorkës, por imazhet e shpërndara nga agjencitë nuk tregonin këtë moment të tensionuar.

Ndërsa Mbretëresha Sofia vendos krahët mbi supet e mbesave të saj, Leonor 12 vjeç dhe Sofia 10 vjeç, gati për të pozuar për një foto, duket se ka një debat të nxehtë mes ish-mbretëreshës 79-vjeçare dhe Mbretëreshës aktuale Letizia, 45 vjeç.

Kjo e fundit vendoset përballë nënës Mbretëreshë dhe përpiqet t’ia largojë krahun nga vajza e saj më e madhe, e cila largon më pas si dorën e gjyshes, ashtu edhe të së ëmës.

Nisur nga pamja e Mbretit Felipe dhe babait të tij, Huan Karlos, tensioni në këtë moment është i dukshëm. Kjo ishte hera e parë në 4 vite, që e gjithë familja mbretërore spanjolle shfaqet bashkë në publik, pas një periudhe të gjatë kohore larg vëmendjes së publikut.

o.j/dita

April 4, 2018 20:07
Komento

5 Komente

  1. Edhe nje dopio usta April 4, 20:50

    Po ky mbreti Filipe kurve rrugesh ka marre per grua, si e lejoj nje skandal te tille.
    Burre leshi nuk ka ne zap gruan etij e Letuaren dhe qytetaret e Mbreteris ne Spanje presin nga ky kallom sheqeri, toc.

    Reply to this comment
  2. Fisnik pa buke per darke April 4, 21:43

    Shume ordinere qenka kjo nusja! Mos ka luajtur mendsh!

    Reply to this comment
  3. demo April 5, 03:38

    Pesuan si Liljana me Nexhmijen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*