Videoklipi rrëqethës i Thomas Strakoshës dhe këshilla e të atit

March 19, 2018 22:50

Videoklipi rrëqethës i Thomas Strakoshës dhe këshilla e të atit

“Bir i babit, që të rrëzohesh në këtë profesion nuk është dobësi, por është shtytje që të ngrihesh edhe më i fortë”.

Me këtë këshillë nga i ati i tij, legjenda e portës kuqezi, Fotaq Strakosha, dhënë për të birin që aktivizohet në radhët e ekipit bardhekaltër të Lacios, nis edhe një video speciale kushtuar portierit 23-vjeçar, Thomas Strakosha e gjitha në shqip dhe e titruar italisht.

“Që kur isha i vogël kisha vetëm një ëndërr, të bëhem portieri më i fortë në botë! Prandaj jetoj vetëm për futbollin. Stërvitesha tri herë në ditë për të bërë ëndrrën time realitet”, nis rrëfimin talenti i kuadratit të përfaqësueses shqiptare. “Jam lindur e kam jetuar duke admiruar vetëm një njeri në jetën time. Ai është babai im, idhulli im, Fotaq Strakosha”.

Historia vetëm sa ka filluar…

Më quajnë Thomas Strakosha dhe kjo është historia ime. Kuptova që në fillim se ishte e vështirë të largohesha nga shtëpia për të jetuar vetëm. Por këtë po e bëja për ëndrrën time, ndaj nuk e kisha problem. Sigurisht që kur të tjerët nuk kishin ende besim tek unë, më ngrohte vetëm besimi i familjes sime, e më tej besimi që pati tek unë trajneri im (Simone) Inzaghi dhe drejtori sportiv Igli Tare”, rrëfen portieri kuqezi.

Në fund flet edhe mbi numrin 1, atë që mban mbi shpinë, e për rolin që mbulon, të cilin shumë mund edhe ta konsiderojnë si pozicioni më i keq në fushë.

“Numri 1 është diçka më shumë sesa një numër tjetër. Kjo, sepse gjithmonë është portieri ai që paguan i pari për gabimet, por edhe i fundit që përgëzohet nga një ndeshje e mirë. Portieri ka gjithmonë një detyrim: të ndërhyjë ose jo, por duke e bërë këtë shumë shpejt. A është një pozicion i keq portieri? Ndoshta, por a e keni provuar ndonjëherë?”, shprehet Thomas Strakosha.

Videoklipi prezantohet nga kanali zyrtar i Lacios në rrjetin social Facebook, pikërisht në ditën kur Strakosha mbushi 23 vjeç.

l.h/ dita

March 19, 2018 22:50
Komento

2 Komente

  1. Rrespekt Legjendes se Kombetares Foto Strakosha March 19, 23:05

    Per Thomas-in ,
    i cili eshte ne rrugen e mire ke Lazio Ita,
    un do thoshja se ,
    s’i mungon as talenti as mosha as gjaku ,
    per te arritur ate qe deshiron ne Jete .
    Mjafton te besosh fort ne ate qe do ,
    ti perkushtohesh asaj e ajo te Jet prirjoriteti
    i pare ,para gjithckaje tjeter dhe ja arrin te behesh
    nji Kampion Bote i Portes tende .
    Vetem duhet me pas nji dicka parasysh ,
    ne rrugen drejt Kampionit te Botes ;
    Talenti nuk mjafton ,Puna eshte ajo qe te ben Kampion .
    Zelli ,djersa ne palester ,ne fushe ,pra stervitja ,+duke
    hequr dore nga shume deshira qe Mosha te josh
    .Arrihet gjithmon suxsesi enderruar ,vetem nepermjet Punes dhe sakrifikuar shume nga pasionet e Moshes ,
    qe aty ne itali e ne ate posicione si futbollist e ate moshe te re ,te fishkellejne si nimfat Uliksin gjate udhetimit per ne Destinacion .

    In bocca a Lupo Thomas …Zoti qofte me ty

    Reply to this comment
  2. Vladimir Dushniku,ish gazetar sportiv i "Sport Ekspres" March 20, 00:00

    E vertete eshte gjithcka thote ky djalosh i talentuar shqiptar!
    Ne gjykimin tim ky do te behet me te vertete nje nga portieret me te mire ne bote,mbase me i miri!
    Reflekset e tij jane mbreselenese qe nuk i kam pare tek asnje portier tjeter nga me te miret.
    Suksese o talent i madh i Shqiperise!
    Kujdes:Po te hyri vetja ne qejf,more fund!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*