Video/Si të zbuloni gjithçka Google di për ju

July 14, 2016 22:31

Video/Si të zbuloni gjithçka Google di për ju

Duke përdorur shërbimet e ofruara nga Google, ju bini dakord për të ndarë një mal me informacione, që motori i kërkimit mund t’i përdorë me reklamuesit.

Por si t’ia bëni për të marrë vesh se çfarë di Google për ju?

Fillimisht futuni në llogarinë tuaj, më pas shkoni në history.google.com/history.

Mbi “Top Searched Cliks” përzgjidhni “All time” (gjithë kohës). Kjo do të shfaqë një listë të gjërave që keni kërkuar në Google.

E gjithë historia juaj në web mund të fshihet me një klik të vetëm. Lart në të djathtë, pranë shenjës së “Search” keni opsionet e fshirjes “Delete Options”.

Duke klikuar mbi të, do të shfaqet një tabelë, në të cilët shkruhet: Fshini aktivitein në Web dhe App për sot, nesër dhe opsioni tjetër është “i avancuar”.

Duke klikuar këtë të fundit, një tjetër tabelë ju jep mundësinë të përzgjidhni opsionin “All time”. Me një delete (fshij) i gjithë historiku juaj në Google nuk do të ekzistojë më.

Në Google mund të shihni gjithashtu të gjithë regjistrimet zanore që motori i kërkimit ka ruajtur.

Nëse bëni pyetje duke përdorur “Google Voice” ose përdorni shërbimin “Talk to text”, të gjitha këto regjistrime do të ruhen këtu.

Mund të kontrolloni gjithashtu historikun e vendeve që keni qenë.

Në fund, në llogarinë tuaj mund të zbuloni edhe sugjerimet që Google i jep reklamuesve për ju.

Shkoni tek “My account” – “Personal info & privacy” – Ads Settings. Më pas klikoni “Manage Ad Settings”, që është vendi ku Google mbledh ato që mendon se ju interesojnë, gjininë dhe moshën.

Google ju jep mundësinë që ta ndaloni që t’ju shfaqë reklama në bazë të historisë së kërkimit.

Në fund, mund të përdorni motorin alternativ të kërkimit, “DuckDuckGo”, që premton se nuk ju përgjon.

July 14, 2016 22:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*